Aktualitet

Vëllai i Pëllumb Metës me lot në sy: Strumbullari i vrasjes së tij është gruaja

Pëllumb Meta u ekzekutua në banesën e tij në Shën Vlash.

F.m
Vëllai i Pëllumb Metës me lot në sy: Strumbullari i vrasjes
Ramazan Meta

DURRËS- Vëllai i Pëllumb Metës, të cilin e vranë fëmijët, Ramazan Meta kërkon drejtësi. Në një prononcim për Top Channel, ai thotë se kërkon që të zbardhet e vërteta.

“Të dalin dhe të thonë pse e vranë. Strumbullari i asaj pune është e ëma. Kalamajt janë bërë grup të gjithë. Kanë dhe ata fajet e veta, por për mendimin tim, strumbullari është gruaja, nëna e fëmijëve. Atë tragjedi që e kanë bërë ata nuk e qajnë as zogjtë e malit. E paçin faqen e zezë për atë krim që kanë bërë,"- rrëfen ai.

Pëllumb Meta u ekzekutua në banesën e tij në Shën Vlash. Pas hekurave janë tre fëmijët e tij, Hygerta, Hysen dhe Amarildo Meta.

Pëllumb Meta u gjet i varrosur në kasollen e bagëtive pranë banesës së tij. Policia thotë se ai u vra nga Hysen Meta që bashkëpunoi me motrën Hygertën për ta kryer krimin. Më pas për të zhdukur trupin ka ndihmuar edhe vëllai tjetër, Amarildo. 

Ndërkohë mamaja e tyre, Blerina po hetohet në gjendje të lirë, pasi ka dyshime se dhe ajo ka qenë në dijeni të krimit. 

 

Poll

MOS HUMB