Aktualitet

Vendimi i GJK/ Studentët e mjekësisë: Gati të mbushim sheshet për të drejtat tona

Studentët një ditë pas vendimit janë shprehur se ata po presim vendimin përfundimtar për të vendosur se si do të reagojnë.

f.t
Vendimi i GJK/ Studentët e mjekësisë: Gati të mbushim
STUDENTËT

TIRANË- Studentët e mjekësisë kanë reaguar, pasi Kushtetuesja ka pranuar pjesërisht kërkesën e tyre, duke rrëzuar disa nene të ligjit shtrëngues të qeverisë që lidhen me afatet e mbajtjes së diplomës. 

Kushtetuesja kërkoi uljen e afateve, ndërsa studentët një ditë pas vendimit janë shprehur se ata po presim vendimin përfundimtar për të vendosur se si do të reagojnë. Studentët në deklaratën e tyre shprehen se janë gati të mbushin sheshet nëse e drejta e tyre cënohet.

“Ne jemi dakord me vendimin. GJK i kërkoi qeverisë atë që ne i kemi kërkuar prej kohësh, që të na dëgjojnë dhe të konsultohemi. Por në këtë moment do ishte e drejtë të dëgjoheshin të gjitha palët e interesit. Ka qenë situatë e vështirë, por beteja nuk përfundon akoma. Po presim vendimin e arsyetuar. Të shohim se çfarë paraqet vendimi përfunduar që më pas të dimë edhe ne sesi të veprojmë. Këmbëngulja dhe guximi jonë nuk do përfundojë, jemi gati të mbushim sheshet nëse e drejta jonë cënohet”,- deklaroi njëra prej studentëve, në emër të tyre.

Parlamenti miratoi më 21 Korrik të vitit që lamë pas projektligjin e qeverisë që do i detyronte studentët e mjekësisë, që pas përfundimit të studimeve, të punonin në vend të paktën për 5 vite. Kjo për të shlyer detyrimet dhe investimin e shtetit tek ta. Duke kundërshtuar vendimin, studentët protestuan dhe bojkotuan mësimin. Një muaj më parë Gjykata Kushtetuese vendosi pranimin e kërkesës për pezullimin e ligjit për studentët e mjekësisë, i cili i detyronte të punonin për 5 vite në spitalet brenda vendit për t’u pajisur me diplomën, os enë të kundërt do t’u duhej të paguanin tarifën e plotë.

Pas afro 6-muajsh protestash në rrugë dhe në intitucione, duke kundërshtuar vendimin e qeverisë që i detyron ata të punojnë për 5 vjet në Shqipëri pas përfundimit të ciklit të studimeve, studentët gjetën mbështetje nga deputetë e opozitës. Ishin deputetët ata që i paraqitën kërkesën Gjykatës Kushtetuese, duke i bërë thirrje qeverisë që që të dëgjojë zërin dhe shqetësimin e studentëve dhe t’i japë zgjidhje kërkesave të tyre. Një prej pikave që studentët kanë mbështetur fort, është ajo se mbajtja për 5 vite peng e diplomës, iu hiqte atyre të drejtën për t’u specilizuar jashtë vendit. Por kjo pikë, tanimë pritet të ndryshohet brenda 3 muajve të ardhshëm./ZËRI

Poll

MOS HUMB