Aktualitet

Vetëvrasja e gruas në Durrës! Ardhja e bashkëshortit për Vitin e Ri rindezi debatet

Ardhja e bashkëshortit nga jashtë shtetit për Vitin e Ri u shoqërua me debate dhe konflikte në familje.

D.XH
Vetëvrasja e gruas në Durrës! Ardhja e bashkëshortit
Bedrie Loka

SUKTH – Bullizmi dhe gjuha denigruese në rrjetet sociale dyshohet se kanë çuar drejt vdekjes nënën e 4 fëmijëve në Sukth të Durrësit. 41-vjeçarja nga Sukthi u vetëvra, pasi piu një sasi fostoksine.

Ajo uroi vajzën e madhe për ditëlindje dhe më pas zgjodhi të vetëhelmohej, ndoshta për t’i dhënë fund gjithë vuajtjeve që kishte pasur këto kohë. Bedrie Loka punonte prej vitesh në një fabrikë të prodhimit të litarëve dhe në vendin e punës nisi një konflikt me një punonjëse tjetër. Ky konflikt duket se u zhvendos më pas edhe në rrjetet sociale, ku u publikua një foto e gruas, me fjalë denigruese ndaj moralit dhe dinjitetit të saj.

Në dhjetor të vitit 2022, Bedrie Loka kishte denoncuar në polici, se në rrjetet sociale ishte hapur një profil i rremë me emrin e saj. Në lidhje me denoncimin, policia ka thënë se ka referuar çështjen në Prokurori, ndërsa familjarët dhe drejtuesit e fabrikës i janë shmangur deklarimeve për ngjarjen. Çështja besohej se u mbyll, pas largimit nga puna të punonjësve të përfshira në rastin e bullizmit, pas një konflikti banal të nisur në vendin e punës.

Viktima jetonte mes thashethemesh të një komuniteti të vogël. Me kthimin e bashkëshortit nga jashtë vendit për pushime për Vitin e Ri, debatet rinisën, raporton TCH. Konflikti familjar u bë akoma dhe më i ashpër. Kjo dyshohet se ka qenë edhe arsyeja se përse ajo zgjodhi t’i japë fund jetës./ZËRI/

Poll

MOS HUMB