TIRANË – Agjëncia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), përmes procesit të vettingut, ka vendosur të mos konfirmojë në detyrë Thodhori Gravanin. Procesi është mbajtur në ambiente të mbyllura, pa praninë e medieve.
Thodhori Gravani, përpara se të mbahej procesi i vetingut, mbante pozicionin e Drejtorit të Drejtorisë të Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Departamentin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Më datë 23 janar 2024, AMP ka mbajtur seancë publike edhe për Drejtorin e Drejtorisë së Hetimit, në Departamentin e Policisë Kriminale, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Edmond Rizajn. Edhe për këtë rast nuk është njoftuar media./ZËRI/