Aktualitet

VIDEO/ I riu rrezikon jetën, lë timonin e kërcen sipër makinës

Po ashtu, blutë e Pogradecit bëjnë me dije se të riut i është hequr dhe leja e qarkullimit. 

E.K
VIDEO/ I riu rrezikon jetën, lë timonin e kërcen sipër
I riu

TIRANË- Pavarësisht rasteve ekstreme të të rinjve që kanë humbur jetën duke kryer “sfida” në rrjetin social ‘’Tik Tok’’, të rinjtë sërish nuk zënë mend. Së fundmi, Policia bën me dije se ka ndëshkuar me masë administrative 75 mijë lekë të reja një 20-vjeçar të identifikuar me inicialet M.M pasi kreu manovra të rrezikshme në rrugë dhe pengoi qarkullimin. Po ashtu, blutë e Pogradecit bëjnë me dije se të riut i është hequr dhe leja e qarkullimit. 


NJOFTIMI I POLICISË:

DVP Korçë. Kreu manovra të rrezikshme dhe pengoi qarkullimin në zonë të banuar, shërbimet e Policisë Rrugore identifikojnë dhe ndëshkojnë me masë administrative 75 000 lekë, drejtuesin e automjetit, si dhe i tërheqin lejen e drejtimit. Menjëherë pas publikimit të një video-je në portalin "JOQ", në të cilën shfaqet një drejtues automjeti, i cili kryente manovra të rrezikshme në zonë të banuar, duke u bërë rrezik për veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, shërbimet e Policisë Rrugore Korçë organizuan kontrollet me qëllim identifikimin dhe ndëshkimin e tij. Nga verifikimet rezultoi se drejtuesi i automjetit, shtetasi M. M., 20 vjeç, banues në Pogradec, ka hipur mbi kabinën e automjetit, ka kryer manovra të rrezikshme dhe ka penguar qarkullimin, në zonë të banuar, ndërkohë që manovrat me timonin i ka kryer pasagjeri.

Për kundërvajtjet e kryera, konkretisht për shkelje të neneve 126, 139 dhe 170 të Kodit Rrugor, shtetasi M. M. u ndëshkua me masë administrative 75 000 lekë. Gjithashtu, 20-vjeçarit iu tërhoq leja e drejtimit.
 Drejtoria Vendore e Policisë Korçë apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim mbrojtjen e jetës dhe garantimin e sigurisë rrugore.

Rasti i fundit është ai i Lorenco Pjetrushit, 18-vjeçarit shqiptar në Itali, i cili vdiq pasi kishte tentuar të “sërfonte” në kapakun e makinës teksa mjeti ishte në lëvizje. Ai u rrëzua dhe mori dëmtime fatale në kokë, të cilat i shkaktuan dhe vdekjen./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB