Aktualitet

Vihet nën kontroll zjarri në Kreshpan, policia shoqëron tre persona

Ndërkohë, policia ka shoqëruar tre persona të cilët dyshohet se mund të kenë përgjegjësi për rënien e zjarrit.

M.K.
Vihet nën kontroll zjarri në Kreshpan, policia shoqëron tre
foto nga zjarri

FIER- Pas disa orësh përpjekje zjarri që përfshiu zonën e Kreshpanit në Fier është vënë nën kontroll. Në operacionin për shuarjen e flakëve janë angazhuar forcat zjarrfikëse banorë të zonës dhe një helikopter i Forcave të Armatosura.

Ndërhyrja nga ajri ka luajtur një rol në frenimin e përhapjes së flakëve. Helikopteri ka kryer disa ndërhyrje mbi zonën e përfshirë nga zjarri duke goditur vatrat kryesore dhe duke ndihmuar ekipet në terren në izolimin e tyre.

Në operacion janë përfshirë rreth 100 banorë së bashku me shërbimet zjarrfikëse dhe dy automjete zjarrfikëse. Forcat në terren kanë vijuar punën për disa orë për të neutralizuar vatrat dhe për të shmangur përhapjen e zjarrit në sipërfaqe të tjera.

Ndërkohë, policia ka shoqëruar tre persona të cilët dyshohet se mund të kenë përgjegjësi për rënien e zjarrit. Rrethanat dhe shkaku i tij pritet të përcaktohen në vijim të verifikimeve.

Sipas burimeve nga Prefektura e Fierit vatrat kryesore janë shuar dhe situata aktualisht paraqitet nën kontroll. Megjithatë për shkak të sipërfaqes së prekur dhe rrezikut të riaktivizimit të flakëve operacioni nuk konsiderohet ende i përfunduar.

Shërbimet zjarrfikëse do të qëndrojnë gjatë gjithë natës në zonë duke monitoruar terrenin dhe sipërfaqet e djegura për të evidentuar dhe neutralizuar në kohë çdo vatër që mund të rindezet.

Zjarri në fshatin Kreshpan të Fierit i favorizuar nga era ka shkaktuar dëme të shumta në dhjetra rrënjë udhinjsh./ZËRI

Poll

MOS HUMB