Aktualitet

'Vota e Diasporës'/ Shqiptarët organizojnë protestë në Gjermani: Dua të votoj

Protesta do të zhvillohet në 19 prill në orën 12:00. 

f.t
'Vota e Diasporës'/ Shqiptarët organizojnë
FOTO ILUSTRUESE

GJERMANI- Shqiptarët në Gjermani kanë paralajmëruar një protestë. Me sloganin "Dua të votoj 2025" shqiptarët do të marshojnë drejt konsullatës Shqiptare në Mynih. Protesta do të zhvillohet në 19 prill në orën 12:00. 

'Vota e Diasporës'/ Shqiptarët organizojnë
NJOFTIMI

Vota e diasporës është kthyer në çështjen më "të nxehtë" të diskutimeve lidhur me Reformën e Re Zgjedhore. Partia Socialiste ka propozuar që shtetasit shqiptarë, të cilët jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë të votojnë nëpërmjet postës dhe zarfi me fletën e votimit duhet të ketë mbërritur në KQZ jo më vonë se ditën e votimit. Ndërkohë në një takim të fundit Opozita e Bashkuar ka propozuar që diasporës t’i mundësohet jo vetëm votim, por edhe kandidim në zgjedhje. Po ashtu kreu i PD-së Lulzim Basha kërkon që shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, të kenë mundësi të votojnë në zgjedhje nga aty ku jetojnë./ZËRI

Poll

MOS HUMB