Aktualitet

Vrasja e Nikulajt, Maroku refuzon ekstradimin e Ruben Saraivës, dorëzon veç telefonin

Edmond Haxhia, Ruben Saraiva, Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman dyshohet se janë përfshirë në vrasjen e Ardian Nikulajt

E.K
Vrasja e Nikulajt, Maroku refuzon ekstradimin e Ruben Saraivës,
Ardian Nikulaj

TIRANË- Vrasja e Ardian Nikulajt, Maroku u dorëzon autoriteteve shqiptare telefonin e Ruben Saraiva. Portugezi është i dyshuar kryesor si ekzekutori i Nikulajt, ngjarje kjo e ndodhur në 19 Prill të këtij viti në Lezhë.

Ndërkohë që Maroku nuk ka pranuar që të ekstradojë Saraivën, i arrestuar disa muaj më parë në këtë shtet, duke kërkuar më shumë prova nga pala shqiptare për implikimin e tij në vrasje.  

Administrimi i telefonit nga hetuesit shqiptarë, pritet që të hedhë më shumë dritë mbi komunikimet që ka pasur mes grupit, për vrasjen e Nikulajt. Në krimin ndaj biznesmenit dyshohet se kanë marrë pjesë 6 persona, një pjesë e tyre shtetas të huaj.

Disa prej të dyshuarve u arrestuan në Britaninë e Madhe, disa javë pas vrasjes, por asnjë prej tyre nuk është ekstraduar deri tani në drejtim të Shqipërisë.

Edmond Haxhia, Ruben Saraiva, Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman janë personat që dyshohen se janë përfshirë në vrasjen e biznesmenit. 

SI NDODHI VRASJA?

Ardian Nikulaj u ekzekutua në datën 19 prill, në ambientet e lokalit të tij në zonën e plazhit në Shëngjin. Autori, mbante një maskë kirurgjikale, skafandër dhe jelek fosforeshent, duke iu referuar pamjeve të rënda që u transmetuan asokohe në media.

Nikulaj ishte biznesmen në Lezhë, ish-kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021-shit dhe kandidat për Këshill Bashkiak në zgjedhjet e 14 majit. Pista kryesore për vrasjes mbetet ajo e hakmarrjes, mes Nikulajt dhe vëllezërve Haxhia, të cilët prej vitesh ndodhen në Britaninë e Madhe.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB