
LEZHË- Gjykata e Lezhës ka shtyrë seancen gjyqësore të protugezit Ruben Saraivas, që ekekuztoi biznesmenin Ardian Nikulaj deri më 16 tetor. Sipas avokatit mbrojtjës të Saraivas, provat e paraqitura nga prokuroria nuk mjaftojnë për të implikuar se klienti i tij është përfshirë në vrasjen e Nikulajt.
Avokati i tij, Kujtim Cakrani tha se klienti i tij vazhdon të dëshmojë para togave të zeza se ai nuk ka lidhje me ngjarjen.
Ardian Nikulaj u ekzekutua me armë zjarri më 19 prill të 2023, teksa ndodhej brenda ambienteve të lokalit të tij në Shëngjin. Në vrasjen e tij akuzohen si të përfshirë 5 persona, porositësi Edmond Haxhia dhe 3 britanikë. Ndërsa personi që qëlloi u identifikua nga policia si Ruben Saraiva. Ky i fundit arriti të largohej jashtë vendit pas ngjarjes, për t’u arrestuar në Marok. Prej andej u ekstradua në vendin tonë në Dhjetor të 2023. /ZËRI