Aktualitet

Vrasja e efektivit në Fier/ Pas ngjarjes autori la makinën te shtëpia e dajës dhe u arratis

Raportohet se pasi ka qëlluar me plumb në kokë Cenalian, autori është larguar me një makinë ngjyrë blu, të cilën më pas e ka lënë tek shtëpia e dajës dhe është arratisur.

E.K
Vrasja e efektivit në Fier/ Pas ngjarjes autori la makinën te
Viktima Novruz Cenalia

FIER- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të regjistruar këtë të hënë ku Asllan (Azgan) Mernica, vrau efektivin e Shqiponjave Novruz Cenalia, pas një konflikti të çastit me të. Raportohet se pasi ka qëlluar me plumb në kokë Cenalian, autori është larguar me një makinë ngjyrë blu, të cilën më pas e ka lënë tek shtëpia e dajës dhe është arratisur. Policia është vënë në ndjekje të tij, por ende nuk ka mundur ta lokalizojë e ta kapë. Në ndihmë të Policisë së Fierit kanë shkuar dhe efektivë të repartit RENEA.

Efektivi që mbeti i vrarë kishte rreth një muaj që ishte martuar, ndërsa momentin kur ndodhi ngjarja ishte duke ikur në punë pasi ishte turni i dytë. Deri më tani vrasja dyshohet të ketë ardhur pas një sherri të çastit për kalimin në një rrugë të ngiushtë. Për kontroll nga ajri është duke u përdorur një dron. Kryepolici Muhamet Rrumbullaku dhe ministri i Brendshëm Taulant Balla reaguan ashpër për ngjarjen. Ndërkohë për “kokën” e autorit, Policia ka vënë 30 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion./ZËRI

Poll

MOS HUMB