Aktualitet

Kërkoi zëvendësim të masës së sigurisë, GJKKO lë në burg Kep Arapin

Ai kishte depozituar një kërkesë në Gjykatë duke kërkuar zbutje të masës së sigurisë për arsye shëndetësore.

f.t
Kërkoi zëvendësim të masës së sigurisë, GJKKO
Kep Arapi

TIRANË- GJKKO ka lënë në burg Rexhep Arapin, i njohur si ‘Kep Arapi’. Ai kishte depozituar një kërkesë në Gjykatë duke kërkuar zbutje të masës së sigurisë për arsye shëndetësore. Arrestimi i Kep Arapit, i njohur si 'i forti i Sukthit' u krye në 22 Dhjetor të vitit të kaluar me urdhër të SPAK. Ai kishte organizuar një grup për të vrarë hasmin e tij, shtetasin, Xhevdet Plaku.

NJOFTIMI:

Shtetasi nën hetim Rexhep Rapi (alias Kep Arapi) ka paraqitur pranë Gjykatës më datë 31.01.2024 kërkesën me objekt: Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj tij me Vendimin 138, datë 20.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Etleva Deda, bazuar në nenin 260 të Kodit të Procedurës Penale, me vendimin Nr. 83, datë 13.05.2024, vendosi:
Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit/personit nën hetim Rexhep Rapi (alias Kep Arapi), me objekt: “Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj tij me Vendimin 138, datë 20.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, si të pambështetur në ligj dhe prova Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit.
Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda afatit ligjor në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Vrasja e Xhevdet Plakut ishte planifikuar të realizohej më datë 17 shtator 2019, në Durrës, kur ai ishte shoqëruar na komisariat nga oficeri i policisë Dedan Gjoni, me pretendimin se përdorte makinë të blinduar. SPAK thotë se Rexhep Rapi i njohur si Kep Arapi, nipi i tij, Algert Rapi, Dejvi Gjermëni, i njohur edhe me emrat Elton dhe Sako Gjermëni, si dhe oficeri i policisë Dedan Gjoni, krijuan kushtet për vrasjen e Plakut, për motive hakmarrje. Kep Arapi e akuzonte Xhevdet Plakun si autor të vrasjes së vëllait të tij, Sali Rapi në vitin 2000 në Savona të Italisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB