Aktualitet

Vrasja e Ermir Dedjas/ 13 persona merren në pyetje, pista kryesore prishja e pazareve të drogës

13 persona janë marrë në pyetje në lidhje me vrasjen e të riut, mes tyre është edhe nëna e të riut dhe familjarë të afërt të Dedjas.

k.m.
Vrasja e Ermir Dedjas/ 13 persona merren në pyetje, pista kryesore prishja
Ermir Dedja

DURRËS- Vazhdojnë hetimet për të identifikuar autorët dhe porositësin e vrasjes së 29-vjeçarit Ermir Dedja në Durrës. Përveç kamerave të sigurisë së zonës, të cilat janë sekuestruar, ka nisur edhe marrja në pyetje e disa personave. Deri më tani, 13 persona janë marrë në pyetje në lidhje me vrasjen e të riut, mes tyre është edhe nëna e të riut dhe familjarë të afërt të Dedjas.

Po ashtu, po pyeten edhe persona që janë pjesë e grupit shoqëror të të riut, të cilët mund të kenë dijeni për konfliktet e tij të fundit, për të zbuluar ndonjë detaj që mund të ndihmojë Policinë për zbardhjen e ngjarjes. Aktualisht, pistat kryesore të hetimit janë ajo e prishjes së pazareve të drogës dhe ajo e hakmarrjes, ngjarje të cilat lidhen me ngjarjet e 2015 dhe 2017. Dedja ka qenë i përfshirë në një plagosje me armë zjarri në vitin 2017, i cili në atë kohë u vu në pranga si bashkëpunëtor i autorit në plagosje. Por më pas mori pafajsinë. 

Ndërkohë që në vitin 2015, u prangoas teksa i shiste lëndë narkotike 2 personave nga Hasi, të cilët do ta tregtonin në Kosovës. 

29-vjeçari Ermir Dedja, me origjinë nga Shijaku kishte jetuar kohët e fundit në Gjermani, ndërsa së fundmi jetonte i vetëm në lagjen nr.11 në Durrës.  Dedja u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të së martës, sapo zbriti nga makina e tij. Pak orë pas ngjarjes, paraditen e ditës së ngjarjes, në Gërdec të Tiranës, Policia gjeti një makinë të djegur, brenda të cilës ishte dhe një armë zjarri tip kallashnikov./ZËRI

Poll

MOS HUMB