
KOSOVË- Pika kufitare në Bërnjak të Kosovës është mbyllur për hyrje nga Serbia, pas sulmit me armë në drejtim të policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.
Policia e Kosovës u sulmua me armë nga grupe kriminale në Leposaviq, në veri të vendit, ndërkohë që përveç reshterit të vrarë dhe një efektiv mbeti i plagosur me armë, dhe një tjetër i lënduar.
Drejtuesit më të lartë të shtetit të Kosovës, por dhe politikanë, e kanë dënuar këtë ngjarje të rëndë dhe kanë bërë thirrje se autorët do të dalin para drejtësisë.
-
Vritet efektivi në Kosovë, nuk ndalet sulmi me armë ndaj policisë
24 Shtator, 08:39
Mediat në Kosovë kanë publikuar dhe foton e rreshterit të vrarë, ndërsa gjendja e dy policëve të plagosur është fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Reagime për ngjarjen në Kosovë ka pasur dhe nga Shqipëria ku deri tani Ilir Meta dhe Lulzim Basha kanë dënuar sulmin, të cilin e kanë quajtur kriminal./Zëri.ai