
HIMARË- Teksa kërkimet për trupin e pajetë të 31-vjeçarit Eraldo Nevruzi vijojnë ende, stafi i hotelit "Greccia" ka dëshmuar në lidhje me ngjarjen e rëndë. Paola Spahiu, recepsioniste në hotel ka treguar detaje për ABC, se kur kishte nisur punë 31-vjecari dhe mbi kontaktet që autori dhe recepsionisti kishin me njëri-tjetrin.
Sipas koleges së viktimës, 31-vjeçari ishte tip i lëvizur, ndërsa sa i përket bashkëpronarit dhe autorit të vrasjes deklaron se nuk ka patur shumë kontakte me të. Spahiu tregon se kur ka ndoshur ngjarja nuk ka dëgjuar asgjë, pasi ishte në dhomë dhe po rrinte në celular. Recepsionistja deklaron se Nevruzi kishte kërkuar punë si barist, por fillimisht hyri në recepsion sa të hapej ambjenti. Sa i përket autorit ajo tregoi se Gerald Shehu kishte pjesën e restorantit.
Kur ka filluar punë?
Paola Spahiu: Nuk ka shumë kohë, ka disa ditëm, diku te 5 ditë.
Si e njeh ti?
Paola Spahiu: Ishte një tip i lëvizur, nuk është se më është dukur si djalë i rregullt.
Po Geraldin, dhëndrin e pronares?
Paola Spahiu: Nuk është se kam biseduar shumë me të, më shumë kam biseduar me pronaren se ai ka pasur pjesën e restorantit, nuk është se jemi ndeshur për të biseduar.
Kur e le turnin dje në darkë dhe kush të ndërrojë?
Paola Spahiu: Në orën 22:30 më ndërroi ai, e kisha për ta ndërruar në orën 23:00 , por erdhi më herët.
Ju flini këtu, keni dëgjuar zhurmë pas 2390:00. Ndonjë të shtënë?
Paola Spahiu: Jo absolutisht, Isha në dhomë dhe nuk kam dëgjuar asgjë. Unë po rrija në celular.
Ju çfarë kishit parë, a flisnin njëri me tjetrin?
Paola Spahiu: Kjo ishte ajo që na çudiste, sepse nuk kishte asnjë lloj kontakti nga të tjerët.
Kur e morët vesh ngjarjen?
Paola Spahiu: Ngjarjen e morëm vesh nga ora 9:00, sot në mëngjes, kur erdhi mami më solli mëngjesin te dhoma. Me sa thonë këta, tek pjesa e parkimit, tek dhomat e stafit. Do vazhdojmë punë. Policia na mori në pyetje dhe kemi dhënë informacion me pyetjet që na bënë. Ai erdhi këtu dje kërkoi punë si një i panjohur, kërkoi punë si djalë i ri, që po kërkoj punë dhe kaq. Nuk tha gjë, tha po kërkoj punë për barist, se ishte barist dhe i thanë këta që do pres sa të filloj bari dhe tha po ashtu hajde puno recepsion.
Po Geraldin e njihje më parë?
Paola Spahiu: Unë personalisht? Jo jo, është e hera e parë që punoj këtu. Ndihem shumë mirë dhe nuk kam ndonjë ankesë në pjesën e sigurisë