Aktualitet

Vrasja në Fier/ Gazetari zbardh DETAJE: Autori ishte në makinë me nënën e tij kur vrau policin

Bashkë me nënën e tij, autori u larguan për rreth 4 km nga vendngjarja dhe braktisi makinën në banesën e dajës së tij.

f.t
Vrasja në Fier/ Gazetari zbardh DETAJE: Autori ishte në makinë me
ASLLAN (AZGAN) MERNICA

FIER- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të regjistruar këtë të hënë ku Asllan (Azgan) Mernica, vrau efektivin e Shqiponjave Novruz Cenalia, pas një konflikti të çastit me të. Asllan Mernica, autori i vrasjes së policit në Fier, ka qenë së bashku me nënën e tij në makinë kur ekzekutoi efektivin Novruz Cenalia. 

Gazetari Merin Maçi në “Opinion”, tha se pas vrasjes, bashkë me nënën e tij u larguan për rreth 4 km nga vendngjarja dhe braktisi makinën në banesën e dajës së tij. 

"Autori ka patur me vete edhe të ëmën. Pasi ka qëlluar, kamerat kanë fiksuar që automjeti i autorit ka lëvizur së bashku me të ëmën rreth 4 kilometra në një zonë ku banonte daja i autorit, aty është braktisur edhe makina. Deri tani ka ende kontrolle në fshatin Sulaj dhe fshatrat përreth. Autori nuk është lokalizuar ende. Orët në vijim pritet edhe një ndërhyrje nga forcat RENEA. Duhet theksuar se kemi të bëjmë me një person që edhe anëtarët e familjes së tij kanë patur probleme me ligjin. Babai i tij në ‘98 është arrestuar për vrasjen e bashkëshortit të motrës së tij, gjithashtu i vëllai është arrestuar për tentativë vrasje”, u shpreh gazetari.

Raportohet se pasi ka qëlluar me plumb në kokë Cenalian, autori është larguar me një makinë ngjyrë blu, të cilën më pas e ka lënë tek shtëpia e dajës dhe është arratisur. Efektivi që mbeti i vrarë kishte rreth një muaj që ishte martuar, ndërsa momentin kur ndodhi ngjarja ishte duke ikur në punë pasi ishte turni i dytë. Deri më tani vrasja dyshohet të ketë ardhur pas një sherri të çastit për kalimin në një rrugë të ngiushtë. Për kontroll nga ajri është duke u përdorur një dron. Kryepolici Muhamet Rrumbullaku dhe ministri i Brendshëm Taulant Balla reaguan ashpër për ngjarjen. Ndërkohë për “kokën” e autorit, Policia ka vënë 30 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion./ZËRI

Poll

MOS HUMB