Aktualitet

“U kisha borxh bossëve të basteve”/ Shiti 82 kg kokainë, kërkohen 10 vjet burg për 'futbollistin shqiptar'

Policia e arrestoi në shtëpinë e tij në Reiden në mars 2021.

k.m.
“U kisha borxh bossëve të basteve”/ Shiti 82 kg
Foto ilustruese

ZVICËR- Një 37-vjeçar shqiptar iu desh të dilte në gjyq para Gjykatës Penale të Luzernit për mbikëqyrjen e operacioneve zvicerane të një rrjeti droge nga shtëpia e tij. Sipas mediave të huaja, i akuzuari kishte borxhe kumari dhe udhëtoi për në Zvicër në shtator 2020 për t’i shlyer ato në shërbim të një bosi droge shqiptar.

Policia e arrestoi në shtëpinë e tij në Reiden në mars 2021. Prej atje, ai organizonte dhe kryente tregtinë e drogës.

Sipas aktakuzës, për 6 muaj të akuzuarit kanë arritur të shesin 82 kilogramë përzierje kokaine, e cila përbëhej nga rreth 61 kilogramë kokainë e pastër dhe material prerës. Ai arriti shitje prej rreth 3.5 milionë frangash. Prokuroria publike e akuzoi atë për trafik droge, pastrim parash dhe qëndrim të paligjshëm në Zvicër dhe kërkoi 10 vjet burg dhe dëbim nga vendi për 15 vjet.

Shqiptari, emri i të cilit nuk është bërë me dije, në Shqipëri ka qenë futbollist profesionist dhe tregon se me profesionin e tij merrte fitonte nga 400 deri në 600 euro në muaj, por sqaroi edhe njëherë se u kishte borxhe kumari prej 20 mijë euro të boseve të drogës shqiptare, por nuk përmendi emra. Ndaj edhe ai u vetëofrua të shiste drogë në Zvicër dhe të shlyente borxhin. Për punën që do të bënte, do të fitonte një pagë prej 3000 frangash në muaj./ZËRI

Poll

MOS HUMB