
BELGJIKË-Trupi gjykues në Belgjikë dënoi me 30 vite burg Afrim Memën për vrasje në Strombeek-Bever. Mema akuzohet për vrasjen e Edit Memës, 42 vjeç, pa lidhje gjaku me autorin. 42-vjeçari u vra nga katër të shtëna në trup dhe një goditje fatale në kokë.
Juria vuri në dukje në arsyetimin e saj se Afrim Mema ishte dënuar tashmë me dy vjet burg në rininë e tij për sulmi të rëndë.
“Ai nuk mësoi asnjë mësim nga ky dënim. Gjatë këtij gjykimi, ai tregoi një ndjenjë veçanërisht të dobët faji, e cila u dëshmua edhe nga ekzaminimi i kufizuar mendor i cili u ndërpre me kërkesën e mbrojtjes. Para familjeve të viktimave gjatë seancës ai tregoi pak dhembshuri”,-u shpreh juria.
Megjithatë, juria e konsideroi si rrethanë lehtësuese rrugëtimin e vështirë të Afrim Memës gjatë adoleshencës së tij.
Pas vdekjes së Edit Memës në krye të organizatës u vendos i vëllai, ndërsa gruaja mbajti për ca kohë një rol dytësor, derisa u spostua nga organizata. Në dhjetor 2020 u kryen një sërë kontrollesh nëpër banesat e të dyshuarve. Kjo tregoi se 12 anëtarët, kryesisht shqiptarë dhe bullgarë, importonin dhe eksportonin kokainë nga Strombeek-Bever. Ata kanë tregtuar të paktën 84 kilogramë kokainë.
SI NDODHI VRASJA:
Në prill të vitit 2020 qendra e Strombeek-Bever në Belgjikë u trondit nga të shtënat. Pronari i një picerie, 42-vjeç u qëllua për vdekje brenda picerisë. Autori u largua, por pak më vonë u arrestua nga policia në Merchtem. Ai i kishte vënë flakën automjetit në të cilin ndodhej arma e vrasjes, e më pas u largua me biçikletë.
Nga hetimet rezultoi se e gjithë ngjarja kishte lidhje me trafikun e drogës dhe më pas u zbulua se pronari i picerisë që mbeti i vrarë ishte kreu i një organizate drogë.
Ndërsa pas vdekjes së tij në krye të organizatës u vendos i vëllai, ndërsa gruaja mbajti për ca kohë një rol dytësor, derisa u spostua nga organizata. Në dhjetor 2020 u kryen një sërë kontrollesh nëpër shtëpitë e të dyshuarve. Kjo tregoi se 12 anëtarët, kryesisht shqiptarë dhe bullgarë, importonin dhe eksportonin kokainë nga Strombeek-Bever. Ata kanë tregtuar të paktën 84 kilogramë kokainë.
/ZËRI