
HOLANDË- Një 45-vjeçar me origjinë shqiptare është vënë në pranga në Holandë pasi akuzohet se është përfshirë në një krim të ndodhur 14 vite më parë. Shqiptari u arrestuar në aeroportin e Roterdamit.
Në vitin 2010, në Leverkusen, anash një autostrade u gjet një trup i pajetë. Trupi i përkiste një italiani 43-vjeçar që rezultoi se ishte vrarë me thikë. Ngjarja u arkivua, por në vitin 2022, hetimet u rihapën dhe gjurmët e gjetura në trupin e viktimës u riekzaminuan.
Duke qenë se shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet ende me dije, ishte shpallur në kërkim për një tjetër vepër penale, gjithçka u përputh dhe ndaj tij u lëshua urdhërarrest ndërkombëtar.