Aktualitet

Vrau ukrainasin pas një konflikti, shpallet në kërkim shqiptari në Itali

Policia italiane dyshon se pas krimit, autori ka kaluar kufirin drejt Zvicrës para se të identifikohej.

I.F
Vrau ukrainasin pas një konflikti, shpallet në kërkim shqiptari
Policia italiane

SARONNO- Një 40-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, dhe rezulton i dënuar më parë për trafik droge, grabitje dhe tentativa për vrasje, është shpallur në kërkim nga policia zvicerane dhe italiane.

Shqiptari dyshohet se ka vrarë një ukrainas 46-vjeçar, në Saronno në Itali, të dielën. Policia italiane dyshon se pas krimit, autori ka kaluar kufirin drejt Zvicrës para se të identifikohej. Sipas hetimeve, ata nuk njiheshin më parë, por një konflikt i momentin ka çuar në përdorimin e armës së zjarrit nga shqiptari dhe ka qëlluar dy herë për vdekje ukrainasin.

Identifikimi i autorit u bë përmes kamerave të sigurisë, të cilat regjistruan lëvizjet e tij. Sipas raportimeve, shqiptari mendohet të jetë tani në Ticino. Mësohet se shqiptari ka qenë i pastrehë dhe jetontë në kushte të vështira në një ndërtesë të braktisur në Cairate. Por, kur policia kontrolloi ndërtesën, ai ishte arratisur. /ZËRI

Poll

MOS HUMB