Aktualitet

Tutorja shqiptare mohon akuzat: I njoh prindërit e saj...Zbardhen mesazhet me 17-vjeçaren: Sa do marr?

Në dëshminë e saj Lorela Kapaj ka rrëfyer se ajo ishte përpjekur të ndihmonte vajzat e mitura të dilnin nga telashet. 

f.t
Tutorja shqiptare mohon akuzat: I njoh prindërit e saj...Zbardhen mesazhet
Lorela Kapaj

GREQI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me rrjetin e prostitucionit i cili u zbulua pak ditë me parë në Athinë. Protothema ka siguruar dëshminë e 31-vjeçares shqiptare Lorela Kapaj, ku sipas saj ajo ishte përpjekur të ndihmonte vajzat e mitura të dilnin nga telashet. 

“Unë u përpoqa ta ndihmoja 17-vjeçaren të dilte nga telashet”, pohoi 31-vjeçarja e burgosur. 

“Unë i mohoj akuzat. Nuk njoh asnjë nga personat e akuzuar për rrjetin. Jam nënë e një fëmije të mitur dhe po e rrit e vetme. E takova 17-vjeçaren kur ishte 16. Ajo po vinte në banesën time për të vendosur qerpikët. Unë i njoh shumë mirë prindërit e saj. Po i thosha nënës së saj ta shikonte sepse kisha frikë se ishte ngatërruar. Nuk e njoh fotografin që thonë ata. U përpoqa ta ndihmoja 17-vjeçaren të zgjidhte telashet. Deri pak kohë më parë ajo ishte me mua dhe po qante. Unë nuk i njoh miqtë e saj. Paratë e përmendura në mesazhe i referohen asaj që më kishte borxh për qerpikët,”- shtoi më tej ajo.

Ndërkohë janë ndarë edhe disa mesazhe mes vajzës dhe 31-vjeçares ndërsa shqiptarja është shprehur se mesazhet i referoheshin parave borxh që i kishte e mitura për qerpikët.

Mesazhet që janë në duart e autoriteteve janë shqetësuese:

31-vjeçarja: Sa do marr?

17-vjeçarja: 40 euro, mirë është?

31-vjeçarja: 50 euro

17-vjeçarja: Në rregull

31-vjeçarja: Zemër, të dua

Sipas hetimeve të autoriteteve të nisura që nga viti 2022, Lorela, nëna e një djali, një 34-vjeçar dhe 25-vjeçarja Elena  “peshkonin” vajza të mitura dhe me “karremin” e jetës luksoze i fusnin në rrugën e prostitucionit. Mes viktimave të tyre është një 17-vjeçare dhe një 15-vjeçare, ndërsa autoritetet vlerësojnë se ka shumë më tepër vajza që ranë në “grackën” e tyre.

Fillimisht 17-vjeçaja deklaroi se “Lorela” nuk e kishte detyruar dhe ishte e pafajshme, por më pas tërhoqi deklaratën duke pranuar se ishte kërcënuar. Viktima kryesore e saj ishte një vajzë 15-vjeçare, së cilës dyshohet se i është afruar miqësisht në vitin 2022. “Lorela” kishte qëllimin kryesor ta shtynte në prostitucion me joshjen e parave./ZËRI

Poll

MOS HUMB