FOTO ILUSTRUESE
DURRËS-Tre fëmijë të mitur janë zhdukur në qytetin e Durrësit, ndërkohë që familjarët e tyre kanë bërë kallëzimin në Polici. Policia e Durrësit ka njoftuar se denoncimi për humbjen është bërë nga familjarët e tyre, por pa dhënë detaje për dinamikën dhe rrethanat e largimit të adoleshentëve të moshës 15-17 vjeç.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, pasi kanë kallëzuar shtetaset Z. K., M. N., dhe H. L., se janë larguar nga banesa 3 fëmijët e tyre, të moshave 15 dhe 17 vjeç”,-njofton Policia.
Poll