Aktualitet

'Zhduken' të miturit për Halloween, gjenden pas disa orësh kërkim

'Makthi' i prindërve ka zgjatur pak fatmirësisht, pasi të dy janë gjetur brenda disa orësh.

k.m.
'Zhduken' të miturit për Halloween, gjenden pas disa
Foto ilustruese

TIRANË- Dy të mitur kanë humbur dje për disa orë me radhë, pasi kishin dalë për të mbledhur ëmbëlsira, një traditë kjo e festës së Halloween-it, e cila së fundmi ka marrë popullaritet edhe në Shqipëri. Fotot e dy fëmijëve që kishin humbur u shpërndanë gjithandej në rrjetet sociale, ndërsa prindërit e tyre kërkuan edhe ndihmën e Policisë së Shtetit. Megjithatë, 'makthi' i tyre ka zgjatur pak fatmirësisht, pasi të dy janë gjetur brenda disa orësh. Siç bën me dije edhe Policia e Shtetit me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen, të miturit, të moshës 8 dhe 10 vjeç, janë gjetur në gjendje të mirë shëndetësore.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë

Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 janë paraqitur shtetasit M. K., 41 vjeçe, dhe B. Z., 53 vjeç, të cilët kanë kallëzuar se janë larguar nga banesa dy fëmijët e tyre të mitur të moshave 10 dhe 8 vjeç. Dy të miturit, janë kthyer te prindërit e tyre pas disa orësh, në gjendje të mirë shëndetësore.

"Zëri.ai" kontaktoi edhe të njohur të familjeve të të miturve, të cilët konfirmuan gjetjen e tyre./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB