
FOTO ILUSTRUESE
GREQI- Një 33-vjeçare shqiptare rezulton e zhdukur prej 1 jave në Greqi. Ajo u zhduk në rrethana shumë të çuditshme në 17 janar. Siç raportohet në mediat greke Emanuela deklaroi fillimisht se do të shkonte në Pagni për të parë te mjekët një plagë në këmbë që kishte nevojë për ndërrim garze.
Pavarësisht se dyshohet se kishte telefonuar familjen e saj më 21 janar dhe tha se do të kthehej po atë mbrëmje, një gjë të tillë nuk ndodhi. Babai pas pritjes ka denoncuar të bijën e zhdukur.
Shqiptarja duket se nuk e ka bërë më parë këtë gjë dhe kjo sjellje shkakton shqetësim të fortë. Pas telefonatës së fundit, celulari i saj mbetet i fikur. /ZËRI
Poll