Aktualitet

Morën fermën me qira dhe e kthyen në “shtëpi bari”, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

Në fermë ishin ngritur dy zona kultivimi.

f.t
Morën fermën me qira dhe e kthyen në “shtëpi
FERMA ME KANABIS

SPANJË- Policia spanjolle ka zbuluar një plantacion prej 612 bimë kanabisi duke çuar kështu në arrestimin e dy shtetasve shqiptarë të moshës 19 dhe 27 vjeç. Burime për mediat spanjolle bëjnë me dije se ferma në fjalë ishte në pronësi të një fqinji pensionist, ndërsa shqiptarët e kishin marrë me qera.

Dyshimet nisën pas një hetimi të iniciuar me qëllim evidentimin e humbjes së energjisë elektrike në rrjet.

Por në momentin kur agjentët hynë brenda fermës, zbuluan bimët e kanabisit dhe dy shqiptarët. Në fermë ishin ngritur dy zona kultivimi./ZËRI

Poll

MOS HUMB