
VLORË- 5-vjeçari Erik Aliraj është shtypur nga freza që punon tokën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Vlorë. I mituri është nisur me urgjencë për në Tiranë në gjendje të rëndë për jetën.
Ai ka humbur sasi të mëdha gjaku, sipas dëshmive për JOQ. Familjarët e tij kanë bërë thirrje për ndihmë për të shpëtuar jetën e vogëlushit të tyre pasi tek Trauma ka mungesë gjaku.
Kushdo që dëshiron t’i shpëtojë jetën të miturit mund të dhurojë në spital, grupi nuk ka rëndësi. NUMRI I FAMILJARËVE: +355 69 858 1658.
Detajet/ Babai i 5-vjeçarit po punonte tokën, kur vogëlushi iu afrua frezës
Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e djeshme në Vlorë, ku një fëmijë 5 vjeç është aksidentuar nga freza, ditën e martë rreth orës 18:00. Babai i të miturit ka qenë duke punuar tokën, kur fëmija i është afruar frezës. Babai nuk e ka parë, kur djali i është afruar pajisjes.
Fëmija është plagosur rëndë në kokë dhe mushkëri, por dëmet më të mëdha i ka tek këmbët. Si pasojë e plagëve, 5-vjeçari ka pësuar edhe hemorragji të brendshme. Gjendja e tij mbetet kritike për jetën. Por fatmirësisht, thirrjes për gjak, i janë përgjigjur një numër i lartë qytetarësh dhe janë plotësuar nevojat./ZËRI/