Aktualitet

Zjarr i madh në Fier! Banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri, rrezikohen banesat

Edhe pse janë në vendngjarje, zjarrfikësit nuk mund të bëjnë dot ndërhyrje pasi terreni është malor dhe nuk ka rrugë.

F.I
Zjarr i madh në Fier! Banorët kërkojnë ndërhyrje nga
pamje nga ngjarja

FIER- Një zjarr i përmasave të mëdha është aktivizuar mesditën e sotme në kodrat e fshatit Frakull e Vogël në Fier dhe ka përshkuar mbi 30 HA kullota dhe pemëtari. Flakët të favorizuara nga era janë përhapur në disa vatra duke përfshirë edhe ullishte. Edhe pse janë në vendngjarje, zjarrfikësit nuk mund të bëjnë dot ndërhyrje pasi terreni është malor dhe nuk ka rrugë.

Banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri pasi situata eshte tepër e vështirë dhe zjarri mund ti afrohet banesave. Aktualisht po operojnë 7 mjete zjarrfikëse, 32 personel zjarrfikës, 9 punonjës policie dhe 20 forca vullnetare./ZËRI

Poll

MOS HUMB