Aktualitet

Zjarri në godinën historike në Sarandë, Auron Tare ngre akuza: Isha aty, e dogjën qëllimisht

Tare deklaron se e gjitha është një skenë 'vrasjeje' dhe është bërë për të rrëzuar godinën e ndërtuar më vonë. 

f.t
Zjarri në godinën historike në Sarandë, Auron Tare ngre
AURON TARE

SARANDË- Teksa ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit në godinën bar-lulishtja në Sarandë, studiuesi Auron Tare ka ngritur akuza në lidhje me ngjarjen. Tare ka qenë edhe një nga dëshmitarët e shkrumbimit të godinës historike dhe pa me keqardhje të gjithë skenën. Sipas tij zjarri ka qenë i qëllimshëm edhe pse Policia e Sarandës ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar dhe ende nuk dihen shkaqet. Tare deklaron se e gjitha është një skenë 'vrasjeje' dhe është bërë për të rrëzuar godinën e ndërtuar më vonë. 

“Pashë si ra zjarri. Reagimi ishte i avashtë. Zjarri fillimisht ra në një godinë të braktisur. Nëse do të ishte ndërhyrë me kohë godina historike e ish konsullatës italiane do të kishte shpëtuar. Unë qëllova si dëshmitar i rënies së fundit të trashëgimisë kulturore monarkike në Sarandë. Nuk ka më. Ky është fundi i një periudhe historike që duhet thënë që është shkatërruar në mënyrë të sukseshshme nga vetë shqiptarët. Unë aty isha e pashë me shumë dhimbje. Është bërë qëllimisht për të rrëzuar godinën e ndërtuar më vonë. Është skenë e vrasjes së një monumenti historik që nuk kishte as status mbrojtjës as nga bashkia e as qeveria” -thotë Auron Tare për Report Tv.

Godina e bar-lulishtes 'Butrinti' në qendër të Sarandës u përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Zjarri u përhap dhe ne dy biznese ngjitur me godinën historike, duke shkaktuar dëme materiale. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë që episodi ka tërhequr vëmendjen e të gjithë qytetarëve të pranishëm në rrugë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB