TIRANË- Në praninë e familjarëve dhe miqve ish-deputeti Gerti Bogdani u përcoll për në banesën e fundit. Teksa arkmorti i ish-deputetit të PD ishte i vendosur jashtë hyrjes së Kuvendit, bashkëshortja e tij, Edlira Çepani, nuk i mbante lotët. Në emisionin 'Top Story' është publikuar dhe momenti prekës ku Edlira Çepani i jep lamtumirën e fundit, bashkëshortit të saj.
“Do doja shumë ta kishe vazhduar rrugëtimin o zemër, se më premtove që do e mbanim dorën bashkë, që nuk do ma lëshoje dorën. Por ne do ta vazhdojmë rrugëtimin bashkë, se unë do të të dua çdo ditë për tërë jetën. Zoti të më merrte mua, që t’i rrisje t’i fëmijët”, tha ajo mes lotësh.
Gerti Bogdani ndërroi jetë në moshën 44-vjeçare. Ai ishte politikan dhe ish-deputet i Partisë Demokratike për dy mandate. Bogdani ka qenë deputet në një moshë fare të re, për dy legjislatura, ndërsa në vitin 2023 ishte pjesë e garës së primareve për të kandiduar nga radhët e PD-së për Bashkinë e Tiranës./ZËRI