
TIRANË- “Zëri.ai” ka nisur një hetim lidhur me përmbajtjen e disa prej grupeve që operojnë në platformën "Telegram", të cilët kanë krijuar një komunitet “perfekt” për të gjithë pedofilët në rrjet. Në vëzhgimin që “Zëri” i ka bërë rrjeteve, ka gjetur materiale shumë shqetësuese, më kryesore: që lidhen me pornografi me të mitur. Por nuk mungojnë as ngacmimet online, ku në grup trajtohet rasti i një vajze të mitur që bie "pre" e një abuzuesi të mundshëm.
Në një prej grupeve, me emër "PPSH", me 52 mijë anëtarë, anëtarët bëjnë debat për një video që aktualisht është fshirë nga vetë “admin”, ku nga biseda kuptohej se bëhej fjalë për pedofili. Ishte një video, ku kryhej marrëdhënie seksuale me të mitur, që më pas ishte fshirë nga grupi. Por anëtarët... e kërkojnë sërish.
Po e sjellim të zbardhur për ju:
Deleted Account: Ku i gjeni këto video me fëmijë? Sa i kam kërkuar...
Gjergj Fishta: Pse je kaq *q?
Deleted Account: Çfarë ke more që shan të * gomari. A të bëra gjë?
M: Mos mo vëlla se nuk janë gjë e mirë këto...
Gjergj Fishta: Pse je kaq rop * sa do të shohësh një fëmijë duke u *.

Një tjetër bisedë me një të mitur, një vajzë vetëm 8 vjeçe, zhvillohet në “Snapchat”. Një 18-vjeçar flet me të, i sheh fotot, ia filmon dhe më pas ia shpërndan në këtë grup. Me fytyrë! Me çdo detaj tjetër të mundshëm për ta bërë prenë më të lehtë për pedofilët e tjerë. Ndërkohë që vetë i propozon edhe për lidhje, edhe pse ajo i tregon për moshën e saj dhe duket qartazi se është vetëm një fëmijë. Kjo nuk e ka ndaluar pedofilin që ta filmojë dhe ta shpërndajë tek të tjerët./Zëri.ai