Aktualitet

Ardit Gjebrea 2 orë në SPAK: Është sekret hetimor...prokurorët i ftova në emision

Moderatori u shpreh për mediat se çështja është sekret hetimor.

F.I
Ardit Gjebrea 2 orë në SPAK: Është sekret
Ardit Gjebrea

TIRANË-Moderatori dhe producenti Ardit Gjebrea ka dalë nga ambjentet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku qëndroi rreth dy orë. Në dalje të ambjenteve të SPAK, Gjebrea nuk dha detaje lidhur me çështjen apo hetimin për të cilin u thirr në Prokurori. Moderatori u shpreh për mediat se çështja është sekret hetimor.

"Isha në cilësinë e dëshmitarit për një çështje që është sekret hetimor. Nuk flas dot më shumë, më duhet të respektoj institucionet. Isha si person në dijeni. Ishin miqësore dhe unë i ftova në programin tim. Edhe ata janë njerëz, kështu që më ftuan i ftova."- tha Gjebrea.

/ZËRI

MOS HUMB