Video

“Big Brother” i rrugëve, nis në janar! Radarë në 14 akse

Policia ka nisur trajnimet për efektivët që do të operojnë nga Qendra e Monitorimit të Trafikut, ndërsa për këtë detyrë të re parashikohet edhe rishikim i pagave deri në 1800 euro.

F.I.

“Big Brother” i rrugëve, nis në janar! Radarë në

TIRANË- Nga 1 janari, radarët inteligjentë dhe sistemet e avancuara të monitorimit do të vihen në funksion për të evidentuar shkeljet në akset kryesore të vendit. Policia ka nisur trajnimet për efektivët që do të operojnë nga Qendra e Monitorimit të Trafikut, ndërsa për këtë detyrë të re parashikohet edhe rishikim i pagave deri në 1800 euro. Faza e parë e zbatimit përfshin 14 segmente rrugore, me një gjatësi totale prej afro 200 kilometrash. Lista përfshin disa nga akset më të rëndësishme që lidhin Tiranën me Durrësin, Elbasanin, Fierin dhe Vlorën, si dhe segmente të tjera në zonat e Kavajës, Rrogozhinës dhe Lushnjës. Radarët do të mund të regjistrojnë dhe transmetojnë të dhëna mbi pozicionin, kursin, shpejtësinë, kohën dhe përmasat e objektivit. Ndërkohë, kamerat do të mundësojnë fotografimin dhe filmimin e lëvizjes së mjeteve, duke krijuar një bazë të dhënash për identifikimin e shkeljeve.

./ZËRI

MOS HUMB