Bota

Benjamin Netanyahu diagnostikohet me kancer

Kryeministri izraelit ka deklaruar se sëmundja është zbuluar në një fazë shumë të hershme dhe është trajtuar menjëherë me ndërhyrje mjekësore.

F.I
Benjamin Netanyahu diagnostikohet me kancer
Benjamin Netanyahu

IZRAEL- Kryeministri i Izraeli, Benjamin Netanyahu, ka bërë të ditur se është diagnostikuar me kancer të prostatës, duke theksuar se sëmundja është zbuluar në një fazë shumë të hershme dhe është trajtuar menjëherë me ndërhyrje mjekësore.

Netanyahu gjithashtu bëri të ditur se kishte kërkuar shtyrjen e publikimit të raportit të tij mjekësor, në mënyrë që informacioni të mos bëhej publik në kulmin e tensioneve dhe konfliktit mes Izraelit, SHBA-së dhe Iranit. Ai argumentoi se një publikim i hershëm mund të shfrytëzohej për propagandë kundër Izraelit.

“Sot u publikua raporti im vjetor mjekësor. Kërkova që publikimi i tij të shtyhet me dy muaj, në mënyrë që të mos publikohet në kulmin e luftës, në mënyrë që të mos lejohet regjimi terrorist iranian të përhapë edhe më shumë propagandë të rreme kundër Izraelit. Pata një problem të vogël mjekësor me prostatën që u trajtua plotësisht. Falë Zotit, e kam lënë pas. Pas ekzaminimit, rezultoi të ishte një fazë shumë e hershme e një tumori malinj, pa asnjë përhapje apo metastazë”, tha Netanyahu.

Poll

MOS HUMB