Bota

Biden urdhër ushtrisë amerikane të rrëzojë raketat iraniane

Biden dhe zëvendëspresidentja Kamala Harris deklaruan se po e monitorojnë nga afër situatën dhe ndërkohë pritet edhe një mbledhje me zyrtarët e lartë.

I.F
Biden urdhër ushtrisë amerikane të rrëzojë raketat
Lufta Iran-Izrael

UASHINGTON- TEL AVIV- Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka urdhëruar ushtrinë amerikane të rrëzoj raketat iraniane që janë nisur në dejtim të Izraelit. SHBA, e cila ka rritur praninë e saj në Izrael ka një rol të rëndësishëm në rrëzimin e raketave iraniane dhe kontrollit të sigurisë në Tel Aviv.

Biden dhe zëvendëspresidentja Kamala Harris deklaruan se po e monitorojnë nga afër situatën dhe ndërkohë pritet edhe një mbledhje me zyrtarët e lartë.

Irani e konfirmoi se sulmoi Izraelin me dhjetëra raketa si shenjë hakmarrjeje për vrasjen e liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, të liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, dhe për vrasjen e popullit palestinez dhe libanez. Izraeli ka urdhëruar evakuimin e qytetarëve, ndërkohe ende nuk ka një reagim nga Tel Aviv nëse ata do ta sulmojnë Iranin. /ZËRI

Poll

MOS HUMB