Sulmi me raketa/ Si do të përgjigjet Izraeli? Pse Teherani nuk donte të surprizonte "armiqtë"

TEL AVIV- Qindra raketat e reja balistike që Teherani ka lëshuar kundër Izraelit janë një hap tjetër që duket se po i çon armiqtë e përjetshëm në një përplasjeje të drejtpërdrejtë.
Irani bëri një zgjedhje strategjike, megjithëse të rrezikshme, duke njoftuar se mbajnë përgjegjësi të plotë për sulmin, duke shtuar përmes Gardës Revolucionare se Izraeli po paguan sot çmimin për vdekjen e Ismail Haniya në Teheran, Hassan Nasrallah në Bejrut dhe oficerit më të lartë të Gardës Revolucionare në konsullatën iraniane në Damask. Sulmi i Teheranit, megjithatë, nuk erdhi pa paralajmërim, dhe më e rëndësishmja, nuk duket se Irani kishte ndonjë mundësi që të kapte në befasi Izraelin. Shërbimet e inteligjencës amerikane informuan edhe një herë me kohë aleatët e Mossad-it dhe bënë të qartë se lëvizja nga ana e Teheranit sot në mesditë do të sillte një "shi raketash". Por kjo nuk e pengoi Teheranin që të "shtypte butonin e kuq" të lëshimit të raketave.
Ndërkohë që të dy vendet prej dekadash nuk kanë marrëdhënie diplomatike, vitin e fundit, përplasja ka qenë konkrete dhe ka shënuar edhe viktima. Megjithatë sulmi i fundit nënkupton se përshkallëzimi i përplasjes me Izraelin mund të pushtojë të gjithë Lindjen e Mesme.
Por jo vetëm Irani, edhe Izraeli nuk ka qëndruar "i heshtur" në asnjë nga provokimet e fqinjëve. Mesa duket nuk do ta bëjë as këtë herë. SHBA do të përpiqet, megjithëse në 6 muajt e fundit ka dështuar që të përmbajë reagimin e Tel Avivit. Madje, Benjamin Netanyahu mund të "dëshirojë" që një sulm si ky i sotmi nga Teherani të përdoret për një kundërpërgjigjë të fortë, ashtu siç edhe e ka paralajmëruar përmes zëdhënësit të ushtrisë menjëherë pas ulmit. Aksioni dhe pyetja kryesore është nëse Izraeli do të godasë më fort Teherenin, apo edhe njëherë do të eliminojë ndonjë një nga figurat politike apo fetare të vendit siç ka bërë së fundmi.
Edhe njëherë, sytë kthehen nga Lindja e Mesme./ZËRI
Irani sulmon Izraelin, "digjen" fishekzjarre në Liban

BEJRUT- Libanezët kanë përshëndetur me fishekzjarrë, sulmet me raketa të Iranit ndaj Izraelit. Sipas agjencisë libaneze të lajmeve ANI, zhurma mund të dëgjohej në të gjithë zonën ku është filmuar videoja.
MOMENTI ME VIDEO:
Një korrespondent i AFP tha gjithashtu se ai dëgjoi të shtëna nga periferitë jugore, zonë e njohur si bastioni i Hezbollahut./ZËRI
Biden urdhër ushtrisë amerikane të rrëzojë raketat iraniane

UASHINGTON- TEL AVIV- Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka urdhëruar ushtrinë amerikane të rrëzoj raketat iraniane që janë nisur në dejtim të Izraelit. SHBA, e cila ka rritur praninë e saj në Izrael ka një rol të rëndësishëm në rrëzimin e raketave iraniane dhe kontrollit të sigurisë në Tel Aviv.
Biden dhe zëvendëspresidentja Kamala Harris deklaruan se po e monitorojnë nga afër situatën dhe ndërkohë pritet edhe një mbledhje me zyrtarët e lartë.
Irani e konfirmoi se sulmoi Izraelin me dhjetëra raketa si shenjë hakmarrjeje për vrasjen e liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, të liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, dhe për vrasjen e popullit palestinez dhe libanez. Izraeli ka urdhëruar evakuimin e qytetarëve, ndërkohe ende nuk ka një reagim nga Tel Aviv nëse ata do ta sulmojnë Iranin. /ZËRI
“Hakmarrje për popullin palestinez”, Irani kërcënon Izraelin: Nëse përgjigjeni nuk kursehemi!

TEHERAN-TEL AVIV- Televizioni shtetëror iranian transmetoi deklaratën e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike se ata e konfirmojnë se kanë lëshuar "dhjetëra" raketa drejt Izraelit dhe se nuk do të kursehen nëse ata iu përgjigjen.
Garda Revolucionare e përshkroi sulmin me raketa si hakmarrje për vrasjen në korrik të liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, si dhe të liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, të premten, po ashtu si hakmarrje dhe për vrasjen e popullit libanez dhe palestinez.
Garda tha se forcat e saj ajrore kishin shënjestruar "baza të rëndësishme" dhe do të jap më shumë detaje më vonë. /ZËRI
Irani sulmon Izraelin, SHBA thirrje qytetarëve të strehohen në ambasadë

TEL AVIV- Irani ka lëshuar më shumë se 100 raketa në drejtim të Izraeli. Ushtria izraelite tha se sulmi ka ndodhur në qytetet Ashdod dhe Ashkelon dhe u bëri thirrje qytetarëve të strehohen. Po ashtu edhe Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje personelit amerikan të evakuohen së bashku me familjet e tyre.
Ndërsa, RIA, media shtetërore e Iranit ka konfirmuar se ushtria iraniane po e sulmon izraelin.
Disa orë më parë, dy persona me pushkë vranë 3 persona, plagosën rëndë 3 të tjerë dhe 4 të tjerë u lënduan lehtë. Sulmi terrorist ndodhi në një tramvaj në Jaffa dhe dy personat u neutralizuan nga ushtria izraelite./ZËRI
VIDEO- Alarm për sulm terrorist në Tel Aviv, 3 të vdekur dhe 7 të plagosur

IZRAEL- Një sulm terrorist ka ndodhur pasditen e së martës në Jaffa, në jug të Tel Avivit. Raportimet e para flasin për tre të vdekur, tre të plagosur rëndë dhe katër të plagosur lehtë gjatë sulmit. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, dy persona, njëri prej të cilëve mbante një pushkë, sulmuan disa persona. Sulmuesit hapën zjarr në tramvaj përpara se të neutralizoheshin.
MOMENTI ME VIDEO:
Ende nuk dihet identiteti i tyre! Aktualisht, asnjë vend nuk e ka marrë përsipër sulmin terrorist. Ndërkohë, aktualisht Izraeli është duke u përgatitur për mundësinë e një sulmi raketor nga Irani që synon instalimet ushtarake dhe një bazë të inteligjencës. Zyrtarët në Izrael thonë se e Teherani mund të veprojë për çështje orësh.
Një burim perëndimor i tha uebsajtit amerikan të lajmeve Axios se Irani do të sulmojë Izraelin këtë herë me raketa balistike që mund të kalojnë distancën midis dy vendeve në rreth 12 minuta, jo 2 orë apo edhe 9 orë që kërkojnë dronët. Kryeministri Benjamin Netanyahu u tha izraelitëve herët këtë pasdite që të ndiqnin udhëzimet e sigurisë së ushtrisë./ZËRI