GJILAN- Gjilani është tronditur sot nga të shtënat me armë zjarri, duke lënë të vdekur 3 persona. Mësohet se njëri prej të pagosurve ka humbur jetën në spital, duke e çuar numrin e viktimave në 3. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Ibrahim Rugova”, në orën 12:32. Mediat kosovare raportojnë se viktimat janë babë e bir dhe i afërmi i tyre, ndërsa i dyshuari është identifikuar si Mefail Shkodra. Nga informacionet paraprake, konflikti dyshohet se ka ardhur si pasojë e fajdes. Ndërkohë, Policia e Gjilanit po kërkon ndihmën e qytetarëve për ta kapur atë, duke publikuar fotografinë e tij.
Mediat në Gjilan kanë publikuar foto dhe video nga vendi i ngjarjes. Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme, duken forcat e policisë dhe autoambulancat, si dhe njolla gjaku në rrugë.
Ngjarja është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se i dyshuari për rastin është një emër i njohur për policinë, i cili ndodhet në arrati. Ai bën me dije se policia dhe prokurori ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe të të përfshirëve në ngjarjen e rëndë./ZËRI