Bota

Të shtëna me armë zjarri në Gjilan, dy persona të vrarë, autori i dyshuar në arrati

Ngjarja është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se i dyshuari për rastin është një emër i njohur për policinë, i cili ndodhet në arrati.

zh.ll
Të shtëna me armë zjarri në Gjilan, dy persona të
foto nga vendngjarja

GJILAN- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e kësaj të diele në Gjilan, ku dy persona kanë mbetur të vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur. Ngjarja është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se i dyshuari për rastin është një emër i njohur për policinë, i cili ndodhet në arrati. Ai bën me dije se policia dhe prokurori ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe të të përfshirëve në ngjarjen e rëndë. 

“Ju njoftoj se sot 10.08.2025 rreth orës 12:32 dyshohet se ka ndodhur një rast vrasje dhe plagosje me armë zjarri në Gjilan rr. “Ibrahim Rugova “. Në këtë rast mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e dy personave, dyshohet se edhe dy persona të tjerë janë plagosur dhe u është ofruar ndihmë në qendrën emergjente këtu në Gjilan. I dyshimtë për rastin është personi mashkull shtetas i Kosovës i njohur për policinë i cili për momentin është në arrati . Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe prokurori i shtetit. Policia e Kosovës, Njësitet e hetimeve rajonale në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit po i hetojnë rrethanat e këti rasti të rëndë”, deklaroi ai./ZËRI

Poll

MOS HUMB