Bota

E vërteta pas influencuesve në Dubai! Festat në 'tualet'- Modelja ukrainase: Më paguan trajtimin të heshtja

Maria pretendoi se trajtimi i saj i shtrenjtë mjekësor ishte mbuluar nga autoritetet e Dubait në këmbim të heshtjes së saj.

F.I
E vërteta pas influencuesve në Dubai! Festat në
Maria Kovalchuk

EMIRATET E BASHKUAR- Dubai njihet për shkëlqimin, qendrat luksoze të blerjeve dhe horizontin madhështor të qytetit – por pas kësaj fasade të magjepsur fshihet një realitet tjetër. Historia e kohëve të fundit e Maria Kovalchuk, modeles ukrainase të gjetur pranë vdekjes me plagë të rënda në një rrugë të Dubait, ka nxjerrë në dritë një anë të errët të qytetit joshës dhe festave të tij "në tualet".

E braktisur në rrugët e Dubait me shtyllën kurrizore dhe gjymtyrët e thyera, fillimisht u raportua se “kishte rënë nga lartësia”. Ajo tani po shërohet në Norvegji, e ulur në një karrige me rrota dhe duke përdorur paterica. Në intervistën e saj të parë pas kësaj ngjarjeje, Maria pretendoi se trajtimi i saj i shtrenjtë mjekësor ishte mbuluar nga autoritetet e Dubait në këmbim të heshtjes së saj. Dyshohet se ajo ka marrë pjesë në një festë të organizuar për anëtarët e “shoqërisë së lartë”.

"Nuk e di sa paguan - shuma ishte kolosale, miliona", deklaroi nëna e saj, Anna.

Pavarësisht raportimeve fillimisht që sugjeronin se Maria ishte viktimë e të ashtuquajturave "festa me tualete portative" në Dubai (ku burra të pasur i paguajnë gratë që t'i përdorin për shthurje seksuale), modelja thotë se "fëmijët e pasur nga Rusia" janë fajtorë në rastin e saj.

Ajo ishte pjesë e një feste në një hotel në Dubai, ku ishte ftuar nga dy burra të cilët u prezantuan si përfaqësues të industrisë së modës. Pavarësisht se si u lëndua Maria, gjatë këtij procesi u zbulua një detaj i errët i Dubait, duke treguar se jeta e influencuesve të luksit mund të mos jetë aq joshëse në fund të fundit. Aktivisti britanik kundër trafikimit të qenieve njerëzore, Angus Thomas, i cili është themeluesi i Projektit të Arsimit Hope, ka zbuluar se ka shpëtuar deri në 20 gra dhe vajza nigeriane nga rekrutues të dyshimtë në Dubai.

Termi 'festë' është qartësisht mashtrues. Është abuzimi total dhe absolut i një qenieje njerëzore nga njerëz të korruptuar, sipas tij. Edhe pse ka shqetësim në rritje se ftesat për festa janë një pretekst për këto raste abuzimi seksualisht të shthurur, Angus vë në dyshim se sa të zakonshme janë ato në të vërtetë. Ai beson se mediat sociale kanë nxitur përhapjen e këtyre “festave”. Megjithatë, vitin e fundit, ka pasur një rritje të raportimeve të këtyre akteve seksualisht të shthurura.

Fillimisht, gratë përjetojnë luksin, përpara se të fillojë tmerri, ndërsa rekrutuesit fitojnë besim, duke i lënë këto gra që kërkojnë një jetë më të mirë. Disa studiohen nga "miqtë", të cilët i trajtojnë me bujari gratë me darka dhe dhurata përpara se t'ia shesin ato tek ofruesit më të lartë. 

Rasti i "Grace"

Historia e "Grace" është tronditëse, një grua të cilën Thomas e ndihmoi të shpëtonte nga skllavëria në Dubai dhe emri i së cilës u ndryshua për arsye mbrojtjeje. Kompleksi kishte dymbëdhjetë dhoma plot me gra si ajo dhe ato nuk lejoheshin kurrë të largoheshin.

Ajo detyrohej të shkonte me disa klientë në ditë dhe me kalimin e kohës, vuajtjet e saj u përshkallëzuan. Në gjashtë muajt e fundit të robërisë së saj, ajo vuajti abuzime të rënda nga burrat e pasur.

"Për fat të mirë, Grace arriti të shpëtonte pasi një klient i erdhi keq për të. Ai e ndihmoi të merrte përsëri telefonin celular dhe i dha disa para. Nën imazhin e kuruar me kujdes të qytetit qëndron një realitet në të cilin viktimat, veçanërisht gratë, lihen pa mbrojtje apo drejtësi. Derisa të ketë transparencë, llogaridhënie dhe t'i jepet fund pandëshkueshmërisë që gëzojnë ata që janë në pushtet, iluzioni i sigurisë në Dubai mbetet thjesht një iluzion ", shprehet ai.

Poll

MOS HUMB