Bota

Elon Musk feston zgjedhjen e Trump...me meme!

Një nga aleatët e tij kryesorë, miliarderi Elon Musk, e ka shpallur herët fitoren e kandidatit republikan në Twitter, teksa duket se i shijon rezultatet.

k.m.
Elon Musk feston zgjedhjen e Trump...me meme!
Elon Musk

SHBA- Presidenti i ri i Amerikës mund të mos jetë zgjedhur ende (të paktën zyrtarisht), por rezultatet e deritanishme tregojnë për një rikthim të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Një nga aleatët e tij kryesorë, miliarderi Elon Musk, e ka shpallur herët fitoren e kandidatit republikan në Twitter, teksa duket se i shijon rezultatet.

Në postimin e tij më të fundit në Twitter, pronari i platformës postoi një "meme" që e tregon atë brenda Zyrës Ovale të Shtëpisë së Bardhë duke mbajtur një lavaman. Krahas memes, shkruan: Let that sink in! (Lojë fjalës që në shqip do të thotë "Përpunojeni mendimin"). Po ashtu, zbuloi se gjatë fushatës, rrjeti i tij social X (ish-Twitter) ka shënuar rekord përdoruesish. 

Elon Musk feston zgjedhjen e Trump...me meme!

Edhe pse po e mbështet kudo Trump, madje ishte pranë tij gjithë natën teksa numëroheshin votat, Musk nuk ishte në fjalimin ku Trump vetëshpalli fitoren dhe iu drejtua amerikanëve.

Elon Musk feston zgjedhjen e Trump...me meme!

Por sërish republikani e përmendi në fjalimin e tij. Ai e përshkroi Musk si një "yll të ri" të Partisë Republikane, përpara se të vazhdonte të tregonte një histori të gjatë se si dikur e la miliarderin në pritje për 40 minuta, ndërsa ai shikonte një video të një rakete "SpaceX".

"Është djalë i mrekullueshëm,"-tha Trump.

Musk i dha më shumë se 130 milionë dollarë Trumpit dhe republikanëve të tjerë gjatë këtyre zgjedhjeve.

Amerika votoi! Tek Republikanët ka nisur festa. Deri tani Trump ka siguruar 266 prej 270 votave të nevojshme të Kolegjit Elektoral për t'u shpallur president. Kamala Harris ka marrë 219 vota elektorale. Pavarësisht se numërimi nuk ka përfunduar, Fox News ka projektuar se Trump fiton me 277 vota elektorale./ZËRI

Poll

MOS HUMB