Bota

Gjendet Radoje Zvicër! "Koka" e mafias malazeze fshihet në Prishtinë, bashkëpunëtori: E ka gjetur edhe mafia!

Milovan Zdravkoviç i njohur si "Teg", një anëtar i klanit Kavaç, i cili aktualisht ndodhet në Zagreb, në burgun e Remitenec, zbuloi vendin e fshehjes së Zvicer.

k.m.
Gjendet Radoje Zvicër! "Koka" e mafias malazeze fshihet në
Radoje Zvicer

PRISHTINË- Radoje Zvicer, kreu i klanit të Kavaçit, fshihet në Kosovë, në një vend në Prishtinë. Sipas mediave serbe, Milovan Zdravkoviç i njohur si "Teg", një anëtar i klanit Kavaç, i cili aktualisht ndodhet në Zagreb, në burgun e Remitenec, zbuloi vendin e fshehjes së Zvicer.

"Zvicer ka 2 muaj që ndodhet në banesën e një çeku në Prishtinë. Ai falsifikoi me sukses dokumentat falë bashkëpunëtorit të tij Leon Đ., i cili është i afërt me Policinë malazeze. Edhe Policia, edhe mafia janë në gjurmët e Radojes. Çështja është kush do ta gjejë i pari,"-tregon bashkëpunëtori i drejtësisë. 

Milovan Zdravkoviç i njohur ndryshe si Teg u ekstradua nga Spanja në Kroaci në fund të shtatorit. Në Kroaci, ai akuzohet për falsifikim dokumentash, pasi u kap me një pasaportë false kroate. Ndërsa në Serbi kërkohet pasi akuzohet se është i përfshirë në 4 vrasje dhe trafik ndërkombëtar kokaine.

Por kush është Radoje Zvicer?

Përveç mediave në Mal të Zi, Radoje është në qendër të lajmeve në mediat serbe, pasi është shpallur në kërkim si personi që do ti bënte atentat presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Lajmi u dha asokohe nga ministri Aleksandër Vulin, që dha garanci se informacioni ishte i saktë dhe se ishte marrë nga Europol. Zvicer është sot një nga personazhet më të rëndësishëm të mafias serbe. Bashkë me Slobodan Kashçan, ai është i njohur si lideri i klanit të “Kavaçit”, përgjegjës për trafikun e kokainës por edhe një sërë vrasjesh dhe krime të tjera.

Ai mundi ti shpëtojë një atentati teksa po stërvitej pranë shtëpisë së tij në Kiev.

Atentatorët ishin dy, dhe e qëlluan me dhjetëra herë ku 5 nga plumbat arritën ta kapin. Gruaja e Zvicer, Tamara doli nga shtëpia dhe iu përgjigj me plumba atentatorëve duke i shpëtuar kështu jetën të shoqit. Ndërhyrja e Tamarës i shpëtoi jetën Ziver, i cili që nga ai moment nisi hakmarrjen. Me besimin se atentati ishte urdhëruar nga “Pantera Rozë”, Milan Ljepoja, një tjetër kriminel ballkanas, i zhdukur prej muajsh në Beograd dhe i dyshuar se ka vdekur. Mendohet se ai është vrarë në Ljepoja në Ripotek me porosi të Zvicer, i cili me vrasjen e Milan, ia del të eleminojë një nga kundërshtarët më të mëdhenj të tij. Në shkurt të vitit 2021, në momentin kur policia malazeze arrestoi Marko Miljkoviç dhe Veljko Belivuk, dy bashkëpunëtorët e tij, ai u arratis.

Radoje Zvicer ka pasur bashkëpunim edhe me klanet shqiptare. Në Ekuador, aleanca shqiptaro-serbo-malazeze ka vijuar ndër vite, madje dhe me sukses. Por u prish zyrtarisht më 22 janar të vitit 2022, kur në Ekuador u vra shqiptari Ergys Dashi. Ai u qëllua me mbi 20 plumba në një restorant në Guajaquil, një nga portet kryesore ku nis trafiku i drogës drejt Evropës. Porosia dyshohet se erdhi nga klani Kavaç, që drejtohet nga Zvicer. Dashi ishte një lidhje e drejtpërdrejt mes mafias shqiptare dhe asaj ballkanase. Vrasësit e Dashit dyshohet se ishin dy, njëri prej tyre mbante në dorë një buqetë me lule, si një mesazh paralajmërimi për pjesëtarët e tjerë të mafias shqiptare në Ekuador. Arsyeja lidhet menjë dyshim se grupi shqiptar i drogës spiunoi tek policia, e cila kapi një ngarkesë të madhe droge të klanit Kavaç, duke bërë që të nisë përballja. Policia kapi ngarkesën dhe serbët nisën hakmarrjen. 

Përveç përplasjeve të reja, ai ka luftë edhe me klanin Skaljar. Përplasja filloi në vitin 2014 kur 200 kilogramë kokainë u zhdukën nga një apartament në Valencia. Pas zhdukjes së drogës dhe lindjes së dyshimeve tek anëtarët e klanit, ky grup kriminal u nda në klanet e Kavaçit dhe Skaljarit, të cilët hynë në një luftë shfarosjeje. Në mbarë botën u vranë mbi 60 njerëz, duke përfshirë Jovan Vukotiçin, ish-udhëheqësin e "Skaljarac" i cili u ekzekutua vitin e kaluar në Stamboll. Lideri i “Kavaç”, Radoje Zvicer, është ende në arrati. Deri më tani, ai mendohej se fshihej në një vend të Amerikës Latine, por duket se është më afër se kurrë./ZËRI

Poll

MOS HUMB