Bota

Gjykata e Lartë cakton ‘arrest shtëpie’ për ish-presidentin e Brazilit!

Ai është duke u gjykuar për akuza mbi organizimin e një grushti shteti

F.I
Gjykata e Lartë cakton ‘arrest shtëpie’ për
Jair Bolsonaro

BRAZIL-Gjykata e Lartë e Brazilit ka urdhëruar vendosjen në “arrest shtëpie” të ish-presidentit të djathtë Jair Bolsonaro. Ai është duke u gjykuar për akuza mbi organizimin e një grushti shteti, të cilat ai i mohon.

Vendimi është marrë nga gjyqtari Alexandre de Moraes, i cili është përgjegjës për hetimet ndaj Bolsonaros. Sipas tij, masa u mor për shkak se ish-presidenti nuk kishte respektuar urdhrat kufizues që i ishin vendosur muajin e kaluar.

Në 18 korrik Policia në Brazil bastisi shtëpinë dhe selinë e ish-presidentit të Brazilit, Jair Bolsonaro, teksa urdhëruan që të mbajë një byzylyk elektronik në kyçin e këmbës, duke i ndaluar atij të fliste me zyrtarë të huaj ose t'u afrohej ambasadave dhe duke i ndaluar atij të përdorte mediat sociale. 

Policia federale akuzoi gjithashtu Bolsonaron dhe djalin e tij, Eduardon, për komplot me qeverinë amerikane për të vendosur sanksione kundër zyrtarëve brazilianë, sipas dokumenteve të gjykatës./ZËRI

Poll

MOS HUMB