Bota

Gjykata Speciale zgjat paraburgimin e Thaçit: Rrezikon të arratiset

Sipas vendimit të gjyqtares së procedurës paraprake, masa e paraburgimit është cilësuar si “e nevojshme dhe proporcionale”.

zh.ll
Gjykata Speciale zgjat paraburgimin e Thaçit: Rrezikon të arratiset
Hashim Thaçi

HAGË- Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë vendosur të zgjasin masën e paraburgimit ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, si dhe ndaj Bashkim Smakajt, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut, të cilët përballen me akuza për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. 

Sipas vendimit të gjyqtares së procedurës paraprake, masa e paraburgimit është cilësuar si “e nevojshme dhe proporcionale”. Ndërsa për Thaçin argumenton se ekziton rreziku i pengimit të procedurave me mbylljen e çështjes së Prokurorisë në rastin për krime lufte dhe se ka rrezik për arratisje. 

“Veprimet e Thaçit tregojnë për këmbëngulje në përpjekjet për të penguar procedurat e DhSK-së edhe nga brenda Qendrës së Paraburgimit të DhSK-së, përfshirë përmes ndikimit të tij mbi ish-pjesëtarë të UÇK-së që i qëndrojnë besnikë dhe persona nga rrethet e tij politike, si bashkë të akuzuarit në këtë çështje”, thuhet në vendim.

Dhomat e Specializuara do të vazhdojnë ndjekjen e procedurave ndaj të akuzuarve në kuadër të hetimeve për krime të pretenduara gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Kujtojmë se Gjykata Speciale ka ngritur aktakuzën e dytë kundër Thaçit në dhjetor të vitit 2024 për pengim të drejtësisë./ZËRI



Poll

MOS HUMB