Bota

Horror në Itali! E reja mbyt binjaket e porsalindura dhe i fsheh në dollap

Krimi u zbulua në korrik 2024, kur nëna e vajzës ndjeu një erë të rëndë në shtëpi dhe, pas kërkimeve, gjeti trupat e dy foshnjave të mbështjellë me batanije në një dollap

F.I
Horror në Itali! E reja mbyt binjaket e porsalindura dhe i fsheh në
pamje nga banesa e 25-vjeçares

ITALI-Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin fqinj, ku një 25-vjeçare është arrestuar pasi akuzohet se u ka marrë jetën tre foshnjave të saj, dy prej të cilave i kishte lindur vitin e kaluar dhe një tjetër në vitin 2022.

Krimi u zbulua në korrik 2024, kur nëna e vajzës ndjeu një erë të rëndë në shtëpi dhe, pas kërkimeve, gjeti trupat e dy foshnjave të mbështjellë me batanije në një dollap. Ajo njoftoi menjëherë policinë, e cila nisi hetimet.

Pamjet e kamerave të sigurisë treguan se gruaja kishte qenë vetëm në banesë përreth orës 19:00 deri në 20:30 më 8 korrik 2024 periudha kur dyshohet se ndodhi lindja dhe mbytja e fëmijëve, raportojnë mediat italiane. Hetuesit gjetën gjithashtu prova në Poliklinikën e Mesinës, ku 25-vjeçarja kishte kryer një ndërhyrje mjekësore pas një gjakderdhjeje të rëndë. Analizat biologjike vërtetuan se foshnjat kishin lindur të gjalla dhe vdekja ishte shkaktuar nga mbytja.

Gjatë marrjes në pyetje, e reja mohoi se kishte qenë shtatzënë, pavarësisht simptomave të dukshme. Megjithatë, hetimet zbuluan se në vitin 2022 ajo kishte pasur një tjetër shtatzëni të padëshiruar dhe dyshohet se kishte kryer të njëjtin veprim edhe atëherë, duke fshehur ngjarjen. Hetimet vazhdojnë, ndërsa autoritetet italiane po përpiqen të zbardhin plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje makabre./ZËRI

Poll

MOS HUMB