Bota

Sulmi me raketa/ Si do të përgjigjet Izraeli? Pse Teherani nuk donte të surprizonte "armiqtë"

Irani bëri një zgjedhje strategjike, megjithëse të rrezikshme, duke njoftuar se mbajnë përgjegjësi të plotë për sulmin.

k.m.
Sulmi me raketa/ Si do të përgjigjet Izraeli? Pse Teherani nuk donte
Pamjet nga raketat

TEL AVIV- Qindra raketat e reja balistike që Teherani ka lëshuar kundër Izraelit janë një hap tjetër që duket se po i çon armiqtë e përjetshëm në një përplasjeje të drejtpërdrejtë.

Irani bëri një zgjedhje strategjike, megjithëse të rrezikshme, duke njoftuar se mbajnë përgjegjësi të plotë për sulmin, duke shtuar përmes Gardës Revolucionare se Izraeli po paguan sot çmimin për vdekjen e Ismail Haniya në Teheran, Hassan Nasrallah në Bejrut dhe oficerit më të lartë të Gardës Revolucionare në konsullatën iraniane në Damask. Sulmi i Teheranit, megjithatë, nuk erdhi pa paralajmërim, dhe më e rëndësishmja, nuk duket se Irani kishte ndonjë mundësi që të kapte në befasi Izraelin. Shërbimet e inteligjencës amerikane informuan edhe një herë me kohë aleatët e Mossad-it dhe bënë të qartë se lëvizja nga ana e Teheranit sot në mesditë do të sillte një "shi raketash". Por kjo nuk e pengoi Teheranin që të "shtypte butonin e kuq" të lëshimit të raketave.

Ndërkohë që të dy vendet prej dekadash nuk kanë marrëdhënie diplomatike, vitin e fundit, përplasja ka qenë konkrete dhe ka shënuar edhe viktima. Megjithatë sulmi i fundit nënkupton se përshkallëzimi i përplasjes me Izraelin mund të pushtojë të gjithë Lindjen e Mesme.

Por jo vetëm Irani,  edhe Izraeli nuk ka qëndruar "i heshtur" në asnjë nga provokimet e fqinjëve. Mesa duket nuk do ta bëjë as këtë herë. SHBA do të përpiqet, megjithëse në 6 muajt e fundit ka dështuar që të përmbajë reagimin e Tel Avivit. Madje, Benjamin Netanyahu mund të "dëshirojë" që një sulm si ky i sotmi nga Teherani të përdoret për një kundërpërgjigjë të fortë, ashtu siç edhe e ka paralajmëruar përmes zëdhënësit të ushtrisë menjëherë pas ulmit. Aksioni dhe pyetja kryesore është nëse Izraeli do të godasë më fort Teherenin, apo edhe njëherë do të eliminojë ndonjë një nga figurat politike apo fetare të vendit siç ka bërë së fundmi.

Edhe njëherë, sytë kthehen nga Lindja e Mesme./ZËRI

Poll

MOS HUMB