Bota

Tërmeti në Azi! 144 persona humbën jetën në Mianmar, 8 në Tajlandë, priten deri në 10 mijë viktima

Deri tani 732 persona janë plagosur nga tërmeti i madh që goditi vendin.

F.I
Tërmeti në Azi! 144 persona humbën jetën në Mianmar, 8
PAMJE NGA VENDNGJARJA

MIANMAR-Të paktën 144 njerëz në Mianmar janë vrarë dhe 732 janë plagosur nga tërmeti i madh që goditi vendin. Ndërkohë është konfirmuar vdekja e 8 personave në Bangkok, në kantierin e ndërtimit të pallatit që u shemb si pasojë e tërmetit, raporton The Guardian. 

Instituti Gjeologjik i SHBA (US Geological Survey) ka lëshuar një alarm të kuq për viktima dhe dëme pas tërmetit me magnitudë 7.7 në Myanmar.  Sipas informacionit në faqen zyrtare, "është e mundur që të ketë shumë viktima dhe dëme të mëdha, dhe katastrofa të jetë shumë e madhe. Agjencia njofton gjithashtu se "është shumë e mundshme që të jenë mijëra të vdekurit".

Ndërkohë komisionerja Evropiane për Përgatitjen, Menaxhimin e Krizave Hadja Lahbib tha se po monitorohet situata dhe se është aktivizuar sistemi evropian i vëzhgimit satelitor Copernicus për të ndihmuar në vlerësimin e dëmeve./ZËRI

Poll

MOS HUMB