Bota

Irani i kundërpërgjigjet Izraelit me raketa, sirenat alarmuese bien në Izrael

Kjo ka shkaktuar aktivizimin e sirenave alarmuese në disa zona të Izraelit, duke paralajmëruar rrezikun për qytetarët.

l.k
Irani i kundërpërgjigjet Izraelit me raketa, sirenat alarmuese bien
Foto nga sulmet në izrael

IZRAEL- Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kanë njoftuar se Irani ka lëshuar raketa drejt territorit të Izraelit si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të përbashkëta të SHBA dhe Izraelit në Iran. Kjo ka shkaktuar aktivizimin e sirenave alarmuese në disa zona të Izraelit, duke paralajmëruar rrezikun për qytetarët.

Pas paralajmërimit, IDF kërkoi nga qytetarët që të ndjekin udhëzimet e Komandës së Frontit të Brendshëm, ndërsa Forcat Ajrore të Izraelit janë angazhuar në përpjekje për të parandaluar raketat dhe për të neutralizuar kërcënimin. Situata është ende e tensionuar dhe vazhdojnë përpjekjet për të kontrolluar pasojat e këtij përshkallëzimi të fundit.

Ndërsa Ministria e Jashtme e Iranit ka lëshuar një deklaratë duke dënuar sulmet si shkelje të Kartës së OKB-së dhe duke kërkuar që të gjitha shtetet, veçanërisht shtetet islamike, të dënojnë ashpër agresionin amerikan dhe të kërkojnë që Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, të marrë përgjegjësitë e tij.

 “Në një kohë kur ka ardhur testi i madh i historisë, forcat e armatosura të Republikës Islamike të Iranit, të frymëzuara nga trashëgimia e madhe epike e këtij vendi dhe duke besuar te Zoti i Madh, me besim në premtimin e fitores hyjnore dhe duke u mbështetur në fuqinë kombëtare, nuk do të hezitojnë të mbrojnë atdhenë tonë të dashur me gjithë forcën e tyre. Historia është dëshmitare se iranianët kurrë nuk janë dorëzuar para agresionit të huaj; edhe këtë herë, përgjigjja e kombit iranian do të jetë vendimtare dhe do t’i bëjë agresorët të pendohen për aktin e tyre kriminal. Ministria theksoi se populli iranian do të ndjehet krenar që ka bërë gjithçka që mundet për të parandaluar agresionin kriminal përmes diplomacisë.”- thuhet në deklaratë./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB