Bota

"Një operacion i madh ushtarak"! SHBA dhe Izraeli sulmojnë Iranin, Teherani përgjigjet me raketa në Jeruzalem

Sulmi, i cili ka përfshirë një seri goditjesh ajrore dhe raketash, është përgjigje ndaj "kërcënimeve të vazhdueshme të Iranit" dhe agresionit të tij ndaj interesave të Perëndimit, sipas Trump.

l.k
"Një operacion i madh ushtarak"! SHBA dhe Izraeli sulmojnë
Iran

IRAN- Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur një fushatë ajrore kundër Iranit, duke shënjestruar disa objekte të strategjisë ushtarake iraniane mëngjesin e sotëm.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka konfirmuar nisjen e operacioneve ushtarake të SHBA-së në një video të shpërndarë në Truth Social, duke e quajtur këtë një "operacion të madh ushtarak" dhe duke ofruar mbështetje të plotë për Izraelin.

Sulmi, i cili ka përfshirë një seri goditjesh ajrore dhe raketash, është përgjigje ndaj "kërcënimeve të vazhdueshme të Iranit" dhe agresionit të tij ndaj interesave të Perëndimit, sipas Trump.

"Objektivi ynë është të mbrojmë popullin amerikan duke eliminuar kërcënimet e menjëhershme nga regjimi iranian, një grup i egër njerëzish shumë të ashpër dhe të tmerrshëm. Për 47 vjet, regjimi iranian ka brohoritur ‘Vdekje Amerikës’ dhe ka zhvilluar një fushatë të pandërprerë gjaku”, tha Trump.

Në kundërpërgjigje, Iran ka lëshuar një breshëri raketash që kanë goditur qytetin e Jeruzalemit dhe disa zona përreth, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Zyrtarët iranianë kanë akuzuar SHBA-në dhe Izraelin për provokim të drejtpërdrejtë dhe kanë paralajmëruar se nuk do të hezitojnë të përdorin çdo mjet të mundshëm për të mbrojtur integritetin e vendit të tyre./ZËRI

Poll

MOS HUMB