Bota

Irani vendos 6 kushte për t'i dhënë fund luftës me SHBA-në dhe Izraelin: Duam garanci, kompesoni dëmet...

Irani këmbëngul se çdo rrugë drejt deeskalimit duhet të përmbushë kushtet e tyre të deklaruara.

F.I
Irani vendos 6 kushte për t'i dhënë fund luftës me
Donald Trump dhe Mojtaba Khamenei

IRAN- Irani ka paraqitur gjashtë kushte për t’i dhënë fund tensioneve me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, ndërsa Presidenti Donald Trump bëri thirrje për hapjen e Ngushticës së Hormuzit brenda 48 orëve. Teksa Trump ka parshtruar një plan për mundësinë e negociatave dhe "përfundimit" të luftës, Irani e ka bërë të qartë se çdo marrëveshje do të varet nga përmbushja e kushteve të tyre specifike.

Sipas zyrtarit, Teherani ka përcaktuar gjashtë kërkesa kryesore: garanci për të parandaluar konflikte të ardhshme, mbylljen e bazave ushtarake amerikane në rajon, kompensimin për dëmet, fundin e luftërave në fronte të shumta, një kuadër të ri ligjor që rregullon Ngushticën e Hormuzit dhe veprime ligjore kundër figurave mediatike që i konsideron armiqësore.

Zyrtarët iranianë thonë se faza aktuale e konfliktit pasqyron si forcën ushtarake ashtu edhe një strategji më të gjerë që synon riformësimin e ekuilibrit rajonal, ndërsa këmbëngulin se çdo rrugë drejt deeskalimit duhet të përmbushë kushtet e tyre të deklaruara.

Nga ana tjetër edhe SHBA po kërkon një sërë angazhimesh nga Irani, duke përfshirë: Pezullim pesëvjeçar të programit të raketave balistike; Zero pasurim me uranium; Çmontimin e objekteve bërthamore në Natanz, Isfahan dhe Fordow; Mbikëqyrje të rreptë ndërkombëtare të teknologjisë bërthamore; Marrëveshje për kontrollin e armëve në rajon me vendet fqinje; Ndalim të financimit të grupeve si Hezbollahu, Huthit dhe Hamasi.

Poll

MOS HUMB