Bota

"Kam shërbyer gjithë jetën time vendit tim", Veseli në Hagë: Akuza të pabazuara, drejtësia vonon, por s'harron

Në fjalën e tij, Veseli ka nënvizuar se ka luftuar që Kosova të jetë e lirë si çdo vend tjetër i botës, duke kujtuar se ai dhe familja e tij, kishin jetuar në persekutim të vazhdueshëm nga shteti serb.

zh.ll
"Kam shërbyer gjithë jetën time vendit tim", Veseli
kadri veseli

HAGË- Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në fjalën e tij para togave në Hagë u shpreh se në të gjithë aktivitetin e tij nuk ka kryer asnjë krim, siç pretendon Prokuroria Speciale. Në fjalën e tij, Veseli ka nënvizuar se ka luftuar që Kosova të jetë e lirë si çdo vend tjetër i botës, duke kujtuar se ai dhe familja e tij, kishin jetuar në persekutim të vazhdueshëm nga shteti serb.

Veseli tha se nuk e ka humbur kurrë besimin te liria dhe e drejta, teksa thksoi se nuk u provua asnjë veprim nga ana e tij dhe nuk ka asnjë provë që tregon se ai ka kryer ndonjë krim.

“Gjykata me çdo kusht duhet të mbrojë drejtësinë, te vërtetën dhe paanësinë. Kjo nuk është vetëm një detyrë ligjore, është kontributi i madh dhe trashëgimi që do mbetet prej kësaj gjykate. Ky është dhe shkaku pse iu bashkove mijëra grave dhe burrave, që u rreshtuan në radhët e UCK për lirinë e Kosovës. Kam shërbyer gjithë jetën time vendit tim, që çdo qytetar të gëzojë drejtësi dhe që bota la njoh të vërtetën për kombin tonë. Në momentet më të errëta nuk e humba kurrë besimin se e drejta, e vërteta, liria do të triumfonin. Kam besuar se populli i Kosovës, si çdo popull tjetër në botë, kishte të drejtën për të jetuar në liri dhe me dinjitet. Liria nuk mund të arrihet përmes padrejtësisë. As paqja nuk mund të ndërtohet mbi krim. Një kauzë e drejtë nuk mund të mbrohet me mjete të padrejta. Dhunë, urrejtja dhe hakmarrja nuk mund të jenë kauzë e drejtë. Pas dekadash hetimesh, nuk ka asnjë provë që të tregojë se kam kryer ndonjë krim. Nuk u provua asnjë veprim nga ana ime”, tha ai.

Në fund të fjalës së tij, Veseli uroi edhe Pavarësinë e Kosovës.

“Dje ka qenë dita e pavarësisë së shtetit tim. Kam vetëm një përshëndetje në fund për gjithë qytetarët e vendit tim, urime pavarësia, ta gëzoni qytetarët e republikës së Kosovës lirinë. Zoti e ndihmoftë Kosovën dhe njerëzit e saj të mirë”, tha Veseli.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB