Bota

"Jam plotësisht i pafajshëm"! Fjala e fundit në Hagë, Thaçi: U ktheva në Kosovë për paqe, pushteti im i vetëm ishte zëri

Lidhur me akuzat e Prokurorisë, Thaçi ka deklaruar pafajësinë e tij. Ai theksoi se gjatë këtyre 3 viteve në gyq, ka vetëm një të vërtetë, ajo që ai është plotësisht i pafajshëm.

zh.ll
"Jam plotësisht i pafajshëm"! Fjala e fundit në
hashim thaci

HAGË- Ish-presidenti Hashim Thaçi ka nisur fjalimin e tij para trupës gjykuese, në seancën përmbyllëse në Hagë. Ai e ka nisur fjalimin e tij duke uruar shqiptarët për pavarësinë e Kosovës. 

Lidhur me akuzat e Prokurorisë, Thaçi ka deklaruar pafajësinë e tij. Ai theksoi se gjatë këtyre 3 viteve në gyq, ka vetëm një të vërtetë, ajo që ai është plotësisht i pafajshëm. Thaçi hodhi poshtë akuzat, duke theksuar se veprimtaria e tij gjatë luftës ka qenë në mbrojtje të popullit të Kosovës.

Ai akuzoi ish-presidentin serb Slobodan Millosheviç si "të vetmin njeri që po bënte plane për një gjenocid tjetër", duke shtuar se ishte detyruar të largohej nga Kosova për shkak të ndjekjes nga regjimi i Beogradit.

Ish-presidenti Hashim Thaçi deklaroi se nuk pendohet për kthimin e tij në Kosovë, edhe pse rrezikohej jeta e tij, duke theksuar se i vetmi pushtet i tij ishte zëri.

"Të nderuar të gjithë të pranishëm, përshëndetje edhe ju të gjithë që na përcillni nga liria. Dje në Kosovë u shënua 18 vjetori i Pavarësisë. Më 17 shkurt, duke ndjekur rrahjet e zemrës së stërgjyshërve tanë, shpallëm Pavarësinë e Kosovës. Dëshiroj që nga kjo sallë të shpeh urimet më të përzemërta. 

Të nderuar gjyqtarë, për gati 3 vite në këtë sallë ju i keni dëgjuar akuzat e prokurorisë dhe argumentet e mbrojtjes. Ju i keni parë faktet dhe dëgjuar të vërtetën. Është vetëm një e vërtetë, që akuzat nuk qëndrojnë. Unë jam plotësisht i pafajshëm! Por unë bashkëndjej dhe shpreh keqardhje për të gjitha viktimat në Kosovë, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike.

Në kohën e masakrave në fillim të vitit 1998 unë isha student në Zyrih. Nuk po bëja plane si ta merrja kontrollin në Kosovë, por për provimet në universitet. I vetmi njeri që po bënte plane morbide ishte Slobodan Milosheviç. Plane për një gjenocid të ri në Kosovë. Prandaj, si shumë qytetarë të tjerë kosovarë, u detyrova ta lëshoja Kosovën sepse regjimi i Milosheviçit më kishte ndjekur. Ai më kishte dënuar në mungesë me akuzën se kisha shkelur ligjet e tij diskriminuese.

Duke i parë masakrat ndaj popullit tim, nuk mund të qëndroja indifferent. Vendosa të kthehem në 1998 ishte vendim personal i imi i askujt tjetër. S’mund të qëndroja anash ndërsa populli përballej me shfarosje. Bëra atë që do të bënte kushdo. Për këtë jam krenar, dhe nuk i bie pishman asnjëherë.

Të nderuar gjyqtar, prokuroria pretendon se qëllim ishte marrja e Kosovës, është tejet absurde dhe ofenduese. Është ofendim për kujtimin e mijërave heronjve që dhanë jetën për liri. Është ofendim dhe e padrejtë edhe për përpjekjet e NATOS dhe Perëndimit me të cilët bashkëpunova Përsëris një të vërtetë të përjetshme. I vetmi kundërshtar o imi, popullit të Kosovës dhe botës demokratike ishte Milloshevic. Është e rëndë të dëgjosh këtë akuzë, vecanërisht gjatë luftës ku nuk e dija në do isha gjallë. Nuk isha i sigurt nëse do shihja familjen time e lë më të ënderroja të ushtroja kontroll në Kosovë, fakti që disa prej nesh sot jemi gjallë është fat.

U ktheva në Atdhe duke rrezikuar jetën për liri dhe paqe. Marrje e kontrollit prej kujt? Kontrolli dhe pushteti ishin plotësisht në duar e hekurta të Slobodan Miloshevicit. Ata shtypeshin nga pushteti i tij. Mbijetesa, liria dhe paqja, ishin misioni ynë si popull. Nuk kisha iluzione por shpresa e jonë e vetme për shpëtim ishte bota demokratike, SHBA dhe NATO. Fokusi im ishte forcimi i kësaj aleance. Udhëtova në shumë kryeqytete për ti bindur për kauzën tonë të drejtë. Kudo që isha, isha në kontakt me zyrtarët e SHBA Ne vetëm po vetë mbroheshim. Luftën mund ta përfundonte vetëm NATO dhe ashtu ndodhi. Pa NATO nuk do kishte pavarësi. Pavarësia nuk ishte instrument për pushtet por për dinjitet.", u shpreh Thaçi./ZËRI

Poll

MOS HUMB