Bota

Kërkoi hetim ndaj medias, por përfundoi vetë duke u marrë në pyetje, çfarë ndodhi me kreun e kabinetit të Melonit

Nuk është e qartë nëse vetë kryeministrja apo nënsekretari përgjegjës për inteligjencën Alfredo Mantovano ishin në dijeni të hetimeve.

I.F
Kërkoi hetim ndaj medias, por përfundoi vetë duke u marrë
Gaetano Caputin

ROMË- Prokuroria e Romës është duke hetuar një çështje që e zbuloi “rastësisht”. Prokurorët zbuluan disa aktivitete "shumë të ndjeshme" që çuan në hetimin e Gaetano Caputin, kreun e kabinetit të kryeministres italiane Giorgia Meloni. Hetimet ndaj tij nisën pasi media italiane "Domani", publikoi disa dokumente se ai ka fituar në mënyrë të pabarabartë tendera. Por, pas publikimit të lajmit, Caputi kërkoi të hetohej nga e mori informacionin media në fjalë.

Menjëherë pas këtij lajmi, prokurorët nisën hetimet, por nuk ka dijeni nëse vetë kryeministrja apo nënsekretari përgjegjës për inteligjencën Alfredo Mantovano janë në dijeni të kësaj çështje. Por agjencia kryesore italiane, AISI (Agjencia e Informacionit dhe Sigurisë së Brendshme) nuk ka vepruar në mënyrë të pavarur, pasi është dhënë një urdhër nga "lart" për hetim ndaj tij. Por një nga pyetjet e tjera është se kush ia dha informacionin medias në fjalë.

Sipas disa dokumenteve të siguruara nga “Domani”, ndaj Caputit nisën hetimet pasi u zbuluan shkelje se ai duke përdorur pozicionin e tij si politikan, fitoi një tender për kompaninë e tij nga Këshilli i Noterëve në korrik 2023. Madje, tenderi i fituar nga Caputi ishte mbikqyrur nga Ministria e Drejtësisë dhe vetë shefi i kabinetit mori rolin e konsulentit.

Zbulimi i rastësishëm

Por, pasi këto detaje u bënë publike nga “Domani”, zyrtari i lartë italian kërkoi që Prokuroria e Romës të niste një hetim ndaj medias në fjalë, se si i mori informacionet rreth kësaj çështjes. Prokurori i çështjes Francesco Lo Voi kërkoi informacione më shumë rreth kësaj nga Agjencia e Shërbimit Sekret (AISI) dhe si lajmi u bë publik për mediat dhe nëse urdhri për hetim u dha nga kryeministrja. Pas kësaj, reagoi menjëherë edhe zyra e Melonit ku hodhi poshtë çdo pretendim se kjo kërkesë për hetim u bë prej tyre.

Kryesia e Këshillit njoftoi se “Qeveria është informuar për kërkesën e Prokurorisë Publike të Romës për të marrë informacion nga AISI. Megjithatë, për respekt për hetimet në vazhdim, nuk do të publikohet asnjë deklaratë për këtë”. Në lidhje me këtë rast janë thërritur për të dëshmuar edhe katër gazetarët e Domanit, për të dhënë informacione se nga kush u dha urdhri për hetime ndaj Caputit.

Çfarë zbuloi media

Media italiane zbuloi se shefi i kabinetit të qeverisë përfitoi tender për të rivendosur impiante të gazit në juglindje dhe në jug të Italisë. Por, nga informacionet, ai e fitoi tenderin pa garë dhe pa një kontroll rreth kompanisë së tij nëse ishte e përshtatshme ose jo. Sipas hetimeve të kryera nga Shërbimi Sekret italian (SSI) në dokumentet që iu dorëzuan Prokurorisë së Romës, bashkëshortja e Gaetano Caputit, Gabriella Mazzei, ishte kushërira e gruas së një personi, i cili tashmë po hetohej nga SSI dhe përfitoi nga kjo miqësi për të ndërhyrë në çështje me interes për të.

Pas publikimit të lajmit, kreu i kabinetit kërkoi informacione se nga doli ky informacion, por ishte pikërisht kjo kërkesë që i hapi telashe. Në qershor të 2024, kryeprokurori i Romës, Giuseppe Lo Voi, i shkroi një letër ambasadores Elisabetta Belloni, e cila në atë kohë ishte drejtoreshë e Agjencisë italiane të inteligjencës. Ajo u kontaktua nga Lo Voi me një qëllim specifik: Për të komunikuar të dhënat e plota të personave që kishin akses në bazat e të dhënave të Caputit.

Por kush i urdhëroi hetimet ndaj tij?

Pavarësisht se pothuajse 2 vite më parë nisëm hetimet ndaj Caputit, askush nuk e di ende se kush e urdhëroi këtë. Madje, pavarësisht hetimeve nga Prokuroria e Romës, nuk ka asnjë informacion ose të dyshuar se kush ka ndarë të dhënat konfidenciale me median në fjalë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB